Opoja.net

Berisha në top formë, me hetrik dhe asistim

Sport
Berisha në top formë, me hetrik dhe asistim

Besart Berisha ka shkëlqyer sot me skuadrën e tij, Melbourne Victory, përballë skuadrës Wellington Phoenix, që u zhvillua në kuadër të kampionatit australian, shkruan Opoja.net.

Sulmuesi 31 vjeçar ka shënuar tri gola dhe ka asistuar një herë, për fitoren e thellë 6-1 të Melbourne-it. Dy golat e para Berisha i shënoi nga penalltia, ndërsa hat-trick-un e realizoi duke e shënuar golin e pestë të skuadrës.

Me këtë hat-trick, ai arrin në kuotën e katër golave gjithsej dhe ngjitet në krye të listës së golashënuesve të kampionatit australian pas katër xhirove të para./Opoja.net

Milani ka krijuar ekip fitues, s’di të ndalet edhe pa Ibrahimovicin

Kushtrim Guraj

Zyrtare: Stadiumi i Napolit merr emrin e legjendës Maradona!

Kushtrim Guraj

Nuk këndellet Arsenali, mundet edhe nga Wolves

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net