Opoja.net

Bersant Celina falenderon Bunjakin, premton fitore

Sport
Bersant Celina falenderon Bunjakin, premton fitore

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, në një prononcim ekskluziv për Borozani.com sot ka bërë të ditur se është falenderues ndaj selektorit Albert Bunjaki për lejen e dhënë, ndërsa në ndërkohë ka premtuar fitoren e parë të Kosovës në kualifikime, përcjellë Opoja.net.

“Mua më vjen keq që kësaj radhe nuk isha me përfaqësuesen. Kam kërkuar leje nga selektori për shkaqe private të mia shumë të rëndësishme dhe selektori më ka dhënë lejen,” ka shkruar fillimisht Celina për të vazhduar.

“Jam shumë falenderues ndaj selektorit për lejen. Të jenitë bindur se jam 110% me grupin tonë (të Kosovës v.j.) dhe e di që pas pak kohe do të fillojmë me i fitu edhe ndeshjet që do t’i zhvillojmë,” ka përfunduar prononcimin e tij, sulmuesi i ri i Kosovës, që aktualisht është i huazuar te Twente e Holandës nga gjigandi anglez, Manchester City.

Bersant Celina 20 vjeçar ka shënuar 4 gola në 8 ndeshjet e para të këtij stinori për Twenten. Ai kishte fituar besimin e plotë të Bunjakit në përballjen e Kosovës ndaj Kroacisë ku nisi si startues dhe pati rast të mirë edhe për të shënuar, por goditjen e tij e kishte mbrojtur Danijel Subasic, portieri me përvojë 32 vjeçar kroat. Përballja e radhës për Kosovën është ajo e marsit të vitit të ardhshëm, ku më datën 24 mars Kosova do të pres Islandën.

Vdes legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

Kushtrim Guraj

Fjalimi motivues i Majlinda Kelemendit: Krejt cka kam, i arrita vetë 

Kushtrim Guraj

Neymar kthehet me gol te PSG

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net