Opoja.net

Bersant Celina vazhdon kontratën me Cityn

Sport
Bersant Celina vazhdon kontratën me Cityn

Futbollisti kosovar Bersant Celina ka vendosur që të ardhmen e tij ta vazhdojë me Manchester Cityn.

Sulmuesi 19 vjeçar ka nënshkruar kontratë të re që do ta mbajë atë në Etihad Stadium deri më 2020, transmeton Koha.net. Ai është shprehur shumë i lumtur për vazhdimin e kontratës.

“Është një ndjenjë vërtet shumë e mirë, jam shumë krenar të nënshkruaj me klubin që e dua. Nënshkrova pasi dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë dhe të shikoj të ardhmen time. Kam qenë këtu për katër vjet tashmë, dhe klubi ka ndryshuar shumë, dhe është duke u bërë gjithnjë e më konkurrues, arritëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që tregon se ky është një nga klubet më të mira në botë. Jam shumë i emocionuar të jem pjesë e së ardhmes së këtij klubi”, ka thënë Celina për faqen zyrtare.

Celina tashmë ka debutuar për ekipin e parë në ndeshjen e FA Cup kundër Norëichit në janar. Ai ka falënderuar për besimin trajnerin kilian Manuel Pellegrini.

Loading...

Mos i humb

Pas eliminimit nga Champions, Zidane zyrtarisht e konfirmon të ardhmen e tij

Fari Kolloni

Zinedine Zidane për herë të parë eliminohet nga Liga e Kampionëve si trajner

Fari Kolloni

Guardiola ka diҫka për të thënë në lidhje me ndeshjen ndaj Real Madridit

Fari Kolloni

Manchester City në epërsi pas gabimit amatoresk të yllit të Real Madridit

Fari Kolloni

Lazio – Muriqi, vjen lajmi me i fundit nga Italia

Fari Kolloni

Presidenti Thaçi kujton medaljen e artë të Kosovës në Rio

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net