Opoja.net

Besart Berisha ‘bombardon’ përsëri, vije goli i 17-të në Australi (Video)

Sport
Besart Berisha ‘bombardon’ përsëri, vije goli i 17-të në Australi (Video)

Besart Berisha nuk di të ndalet duke shënuar gola me fanellën e Melbourne Victory.

Ylli kosovar që ditë më parë pranoi haptazi se do ta veshë fanellën e Kosovës në mars, shënoi një gol të bukur për ekipin e tij.

Melbourne Victory ishte nikoqir i Adelaide United dhe shënoi fitore të ngushtë me rezultat 2-1.

Rojas e hapi serinë e golave, mirëpo në minutën e 82-të australiani asistoi bukur te Berisha i cili goditi me të jashtmen dhe mposhti për 2-0 portierin mysafir.

Goli ndaj Adelaide United, ishte i 17-ti këtë edicion për Berishën i cili kryeson listën e golashënuesve në Australi.

Pas kësaj fitore, Melbourne vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 42 pikë të grumbulluara, tetë më pak se lideri Sydney. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=91gJ4zPcMqk

Trajneri shqiptar infektohet me COVID-19

Kushtrim Guraj

Ujkani del pozitiv me Covid-19

Kushtrim Guraj

Lëndohet edhe një mbrojtës i Juventusit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net