Opoja.net

BIK-u s’heq dorë nga rindërtimi i xhamisë në Kalanë e Prizrenit

Kosova
BIK-u s’heq dorë nga rindërtimi i xhamisë në Kalanë e Prizrenit

Drejtuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren ka disa vjet që dërgojnë shkresa në adresë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe të institucioneve të tjera relevante me kërkesën për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete rreth kësaj çështjeje, përjashtuar një takim të zhvilluar me anëtarët e Komisionit të MKRS-së për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave – projekteve restauruese-konservuese të trashëgimisë kulturore.
Të enjten, KBI-ja në Prizren ka mbajtur mbledhje me të gjithë imamët e kësaj komune, me ç’rast është diskutuar për rindërtimin e xhamisë së Kalasë.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

“Të gjithë imamët, në mënyrë unanime, deklaruan këmbëngulësinë për ringritjen e xhamisë së Kalasë, duke thënë se në këtë çështje nuk ka alternativë tjetër”, shkruan në njoftimin e KBI-së, ku po ashtu theksohet se imamët janë zotuar se kjo punë “do të kryhet me izën të Zotit, pasi që xhamia ka qenë në Kala dhe është vullnet i xhematit të Prizrenit, të cilët 99 për qind i përkasin besimit islam”.

Sipas shënimeve në databazën e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, të lansuar nga Ministria e Kulturës, Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. “Gjatë periudhës osmane, Kalaja zgjerohet duke ndërtuar dhe përforcuar muret fortifikuese, si dhe pasurohet me objekte të reja si hamami, xhamia dhe objekte të tjera për nevojat ushtarake”, shkruan aty.

Rrëfimi i ish ushtares së UÇK-së nga Lezi i Prizrenit, Gjylsere Berisha

Opoja.net

Ministria e Financave ekzekuton pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike

Kushtrim Guraj

Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net