Opoja.net

Bilanci i të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi në gjithë botën

Rajoni
Bilanci i të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi në gjithë botën

Më shumë se 17 milionë të infektuar dhe 683 mijë të vdekur në botë nga COVID-19.

Më shumë se 17,85 milion njerëz në të gjithë botën janë infektuar me koronavirusin e ri dhe 683.767 kanë vdekur, sipas një raporti të Reuters.

Rastet e COVID-19 janë raportuar në më shumë se 210 vende dhe territore që kur rastet e para u identifikuan në Kinë në Dhjetor të 2019.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë në listën e vendeve me 4 milionë e 637 mijë e 544 raste.

Pasohet nga Brazili, me 2 milionë e 707 mijë e 877 raste.

Vendin e tretë me numrin më të madh të të infektuarve e mban India, me 1 milion e 695 mijë e 988 raste.

SHBA prin po ashtu edhe për nga numri më i madh i të vdekurve, si pasojë e infektimit me koronavirus me 154 mijë e 922 të vdekur.

Sipas këtij raporti të Reuters numri i të vdekurve në Amerikën Latine e ka tejkaluar shifren 200 mijë natën e kaluar, pasi Peruja njoftoi për 191 persona të vdekur për shkak të pandemisë

Loading...

Mos i humb

Zbulohet shkaktari i shpërthimit të madh në Bejrut, që shkatërroi gjithçka

Opoja.net

Pasojat nga rikthimi i karantinës dhe kufizimeve tjera

Opoja.net

Të paktën 10 persona ndërruan jetë nga shpërthimi në Bejrut

Opoja.net

Dilemat rreth pandemisë: Sa është i sigurt udhëtimi?

Opoja.net

Departamenti Amerikan i Shtetit reagon pas shpërthimit tmerrues në Bejrut

Opoja.net

DokuFest dhe AniBar kalojnë online

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net