Biri im, mos u mbështet në dëshira të kota, sepse ato janë kapital i mendjelehtëve!

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Duke e këshilluar djalin e tij Hasanin, hz. Aliu (r.a.), i ka thënë:

“O biri im, vendose një baraspeshë në mes vetes tënde dhe njerëzve të tjerë, dëshiro për të tjerët, atë që dëshiron për veten tënde dhe urreje për të tjerët, atë që e urren për veten tënde!

Mos bën padrejtësi, ashtu siç nuk dëshiron të bëhet padrejtësi ndaj teje!

Bëju mirë njerëzve, ashtu siç dëshiron që ata të bëjnë për ty!

Përbuze tek vetja, atë që e përbuz tek të tjerët!

Lejo për të tjerët, atë që dëshiron ta lejojnë të tjerët për ty!

Mos u fol njerëzve për atë që nuk di, por mos u fol edhe çdo gjë që di, mos u thuaj atyre atë që nuk ke dëshirë të ta thonë ata ty!

Mos u bëj rob i njerëzve të tjerë, sepse Allahu të ka krijuar të lirë!

Dije se unë më shumë preferoj që ti ta ruash atë që është në dorën tënde, sesa ta kërkosh atë që është në dorën e tjetërkujt!

Mos e ha ushqimin në të cilin nuk ke të drejtë, sepse kafshata më e keqe është kafshata haram!

Angazhohu për fitimin e furnizimit, dhe ruaju që të mos mbështetesh në dëshira të kota, sepse ato janë kapital i mendjelehtëve!

Përkthim: Miftar Ajdini

(Burimi: Seid Abdul-Azim, El-Etkija el-ahfija, fq. 62)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-