Opoja.net

Bisha elektrike/ “Pininfarina” nxjerr makinën më të fuqishme të prodhuar ndonjëherë (FOTO)

Teknologji
Bisha elektrike/ “Pininfarina” nxjerr makinën më të fuqishme të prodhuar ndonjëherë (FOTO)

Marka luksoze italiane e makinave Pininfarina po feston ditëlindjen e 90-të me një version të kufizuar prej 2.9 milionë dollarësh të super makinës së saj elektrike Battista. Sipas kompanisë, “Battista Anniversario” do të jetë makina më e fuqishme në rrugë e prodhuar ndonjëherë.

Do të jetë aq e kufizuar në fakt, sa do të prodhohen vetëm pesë të tilla, të gjitha me dorë. Gjithsej, Pininfarina do të krijojë vetëm 150 makina Battista, përfshirë dhe pesë Anniversariot. Prodhimi pritet të nisë nga fundi I 2020-tës. Bisha duhet të ishte prezantuar në panairin e makinave në Gjenevë, por eventi u anulua për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

“Gjyshi im gjithmonë e kishte vizionin se një ditë, do të kishte një gamë të pavarur të makinave të markës Pininfarina,” tha kreu i kompanisë, Paolo Pininfarina. Battista Anniversario, sipas tij, është një lloj homazhi për të, për të kremtuar 9 dekadat e karocerisë që ai filloi, duke u kthyer kështu në një mënyrë të lavdishme për të lidhur të shkuarën me të ardhmen e automjeteve.

Me katër motorë elektrikë që gjenerojnë 1.900 kuajfuqi, Anniversario ka një shpejtësi më të lartë sesa ajo e Battistas, duke mbërritur në 349 km/h. Ish piloti i formula Një, Nick Heidfeld, i cili e ka testuar Battistian, tha se nuk ka ngarë asnjëherë automjet më të fuqishëm.

Loading...

Mos i humb

“Zoomi” kërkon falje për problemet pas mbingarkesës

Opoja.net

Facebooku lanson aplikacionin Messenger për desktop

Opoja.net

Skype lehtëson thirrjet, funksionon pa e instaluar aplikacionin

Opoja.net

Facebook dhuron maska mbrojtëse kundër koronavirusit

Opoja.net

Zgjerohet App Store – Apple e inkuadron edhe Kosovën

Opoja.net

Coronavirusi: A duhet ta pastrojmë telefonin shpesh?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net