Opoja.net

Bitcoini arrin vlerën më të lartë në tre vjetët e fundit

Kosova
Bitcoini arrin vlerën më të lartë në tre vjetët e fundit

Bitcoin ka arritur vlerën prej mbi 17 mijë dollarë, një nivel që nuk është thyer për gati tre vjet.

Kjo kriptovalutë, sipas CoinMarketCap, aktualisht po tregtohet me 17,767.18 dollarë, që është një rritje prej 7 për qind brenda 24 orëve.

Pra, vlera e kësaj kriptovalute ka arritur pikën më të lartë që prej 7 janarit 2018.

Ditë më parë, PayPal kishte njoftuar se do t’u ofrojë klientëve shërbimin e blerjes, shitjes dhe mbajtjes së Bitcoin dhe parave të tjera virtuale që ata gjithashtu do të jenë në gjendje t’i përdorin për të paguar në dyqane.

Megjithatë, vlera e saj aktuale mbetet larg asaj që kishte në vitin 2017 prej rreth 20 mijë dollarë

The post Bitcoini arrin vlerën më të lartë në tre vjetët e fundit appeared first on FaktePlus.

Shpejtim Bulliqi i LVV-së fiton pa balotazh

Opoja.net

Zemaj nuk e përjashton mbylljen totale të vendit – vendimi të hënën

Opoja.net

Universiteti i Oxfordit rendit Kosovën të parën për masat që mori, por nuk ndikoi në uljen e të infektuarve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net