Opoja.net

Biznes me lëkurën e kafshëve, industria që po u sjell miliona tregtarëve

Kosova
Biznes me lëkurën e kafshëve, industria që po u sjell miliona tregtarëve

Industria e lëkurës së kafshëve në Kosovë ndonëse nuk është shumë fitimprurëse, ajo po arrinë të sigurojë të hyra për një familje të paktën sa një rrogë mesatare në vend.

Vetëm në vitin 2019, Kosova ka arritur të grumbullojë 5.7 milionë të hyra nga eksporti i lëkurës së kafshëve nëpër vendet e tjera të botës.

Zyrtari i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për Buletinin Ekonomik se ky vit ka pasur rënie të theksuar të të hyrave nga ky biznes në krahasim me vitin e kaluar.

Kjo rënie e të hyrave manifestohet me 2.7 milionë euro më pak sesa vitin që shkoi.

Në këtë vit Kosova ka eksportuar vetëm 3 milionë euro, pohoi Stavileci.

“Gjatë vitit 2019 kemi pasur eksport të lëkurave në vlerë prej 5.7 milionë euro, derisa në këtë vit kemi deri tani rreth 3 milionë euro lëkura të eksportuara” ka thënë Stavileci.

Aktualisht, në Kosovë një kilogram i lëkurës së kafshëve sillet rreth 50 deri në 60 centë dhe varet nga produktiviteti i lëkurës së tyre, përjashtim këtu bëjnë lëkurat e viçit dhe lopëve më të reja në moshë, të cilat në treg shiten diku 70-80 centë për kilogram.

Xhevat Hoxha, pronari i një pike grumbulluese të lëkurës së kafshëve në komunën e Malishevës, gjithashtu ka pohuar se çmimi për kilogram të lëkurës së kafshëve shkon 50 centë, përjashtim lëkurës së viçit, e cila në treg shitet 70-80 centë për kilogram.

Sipas tij, ky biznes mund të sigurojë të ardhura të barabarta me një rrogë mesatare në Kosovë.

Ndërkaq, Ilir Halili njëri prej kasapëve në Kosovë tregoi se lëkura e lopës shitet shumë pak dhe se kërkesat për blerjen e saj janë shumë të vogla.

Ai gjithashtu tha se shitja e lëkurës së kafshëve ka pasur rënie në krahasim me dy vitet e kaluara, pasiqë një kilogram i lëkurës së kafshëve para dy viteve potencialisht ka kushtuar diku 1.70 centë për kilogram.

“Shitja dhe çmimi i lekurës ka rënë në mënyrë drastike në krahasim me atë të para 2 viteve sepse, para dy viteve çmimi i lekurës ka kushtuar diku 1.70 centë për kg ndërsa tani ka rënë dukshëm në 50 centë” tha tutje Halili.

Përveç pikave grumbulluese në Kosovë, lëkura e kafshëve shitet edhe tek tregtarët individual.

Këtë e ka konfirmuar edhe pronari i fabrikës së mishit “Meka”, Burim Piraj, i cili ka thënë se me grumbullimin e një sasie të lëkurës ajo shitet edhe tek tregtarët individual në vend.

Ndryshe, Kosova lëkurën e kafshëve e eksporton në vende të ndryshme të botës, përfshirë vendet si: Turqinë, Bosnjën, Italinë, Serbinë dhe Austrinë, thonë nga Dogana e Kosovës.

The post Biznes me lëkurën e kafshëve, industria që po u sjell miliona tregtarëve appeared first on FaktePlus.

Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

Opoja.net

Së shpejti pritet përurimi i “Shtëpisë së të Moshuarve” në Gjinoc të Suharekës

Opoja.net

Kosova lufton me COVID-19/ Spitale të stërngarkuara, mungesë e barnave e numër i lartë i rasteve aktive

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net