Opoja.net

Bizneset kërkojnë që qeveria e re të punojë në sundimin e ligjit

Kosova

Zbatimi i duhur i kornizës ligjore, reagimi në kohë dhe profesional i institucioneve në rastet kur cenohet konkurrenca e barabartë janë kyçe në zhvillimin e një mjedisi të favorshëm të biznesit si dhe në tërheqjen e investimeve të huaja, ndërsa krijimi i një gjykate të veçantë që do të trajtonte rastet e natyrës komerciale do të ndihmonte në përmirësimin e zbatueshmërisë së kontratave dhe rritjen e sigurisë juridike. Kjo u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku u diskutuan rekomandimet e bizneseve ndaj qeverisë së re rreth sundimit të ligjit në vend.

Presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, tha se sundimi i ligjit është padyshim një nga sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet sektori privat. Ai tha se pavarësisht përpjekjeve për të reformuar këtë fushë, në të cilën kanë kontribuar edhe organizatat e huaja, ende mbetet shumë punë për t’u bërë.

Blinera Osmani, eksperte për çështje ligjore dhe rregullative në kompaninë IPKO, përmendi nevojën e interpretimit të mirëfilltë të dispozitave ligjore të cilat do të trajtonin barabartë edhe ndërmarrjet publike edhe ato private, siç është rasti me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik. Tutje, Osmani përmendi si problematike edhe vonesat në trajtimin e rasteve të mbrojtjes së konkurrencës, duke cekur nevojën e të pasurit të afateve ligjore brenda të cilave autoriteti përkatës duhet të trajtojë dhe japë opinionin e tij për pretendimet e caktuara.

Në anën tjetër, Ardi Shita, partner në kompaninë ligjore Shita & Ibrahimaga, theksoi rëndësinë e të pasurit të një gjykate komerciale, të cilën e konsideroi si reformën më të rëndësishme në fushën e drejtësisë komerciale. Ai shprehu besimin e tij se krijimi i gjykatës komerciale do të mbetet prioritet edhe i qeverisë së re, duke e ditur se ajo do të ofrojë një mekanizëm të veçantë dhe shumë më efikas të trajtimit të rasteve komerciale, edhe për shkak të numrit disa herë më të madh që pritet të ketë kjo gjykatë.

Floran Pustina, partner në kompaninë ligjore Tashko & Pustina, tha se Kosova ka një legjislacion i cili është përafruar me atë të Bashkimit Evropian, mirëpo zbatueshmëria e drejtë e ligjit vazhdon të jetë një ndër problemet më të mëdha për bizneset, duke shtuar se administrata efikase shtetërore duhet të shkojë në hap me legjislacionin modern. Ai tha se bizneset, profesionistët e lirë, konsulentët e bizneseve dhe odat ekonomike mund të ndihmojnë jo vetëm në draftimin e ligjeve, por edhe në interpretimin e tyre.

Një nga temat e potencuara gjatë diskutimit ishte, mes të tjerash edhe nevoja për shmangien e praktikave të tepërta administrative në aktivitetet e të bërit biznes të cilat rrisin burokracinë dhe dekurajojnë investitorët e huaj. /Telegrafi/

Mos i humb

Mot vjeshtor, këto janë temperaturat për sot dhe nesër

Opoja.net

Haradinaj: E rëndësishme kush fiton më 6 tetor, sepse ai e udhëheq dialogun me Serbinë

Opoja.net

Mbi 3500 persona hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës këtë vit

Opoja.net

Gjermania dhuroi 500 mijë euro për FSK-në

Opoja.net

Brnabiq: Gjermania nuk ka propozim konkret e as “vija të kuqe” për Kosovën

Opoja.net

20 vjet nga themelimi i TMK-së

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net