Opoja.net

Biznesi i vogël, në gojën e “ujkut”

Kosova
Biznesi i vogël, në gojën e “ujkut”

Shumica e kompanive të reja që po hapen në Kosovë, me synimin që të punojnë me zell për të afaruar, të njëjtat po zhgënjehen shumë shpejt, sepse ato menjëherë po e shohin se nuk po gëzojnë mbrojtje institucionale nga niveli qendror dhe ai komunal. Sipas analistëve të ekonomisë, por edhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile për këto pasoja, shumë nga këto kompani po mbyllen që në vitin e parë të punës. Ndërkaq, sipas njohësve të kësaj fushe, e tëra kjo po ndodh në saje të pengesave të mëdha që atyre bizneseve po ua bën shteti. Ata thonë se e tëra kjo mbyllje e bizneseve po ndodh për shkak të drejtë- sisë që nuk është efikase dhe e shpejtë, për shkak të monopoleve që kanë zaptuar shumë sektorë të ekonomisë nga oligarkët e bizneseve, por edhe për fajin e pushtetarëve dhe të politikanëve që kanë shumë firma, në emër të familjarëve të tyre dhe klaneve që nuk i lënë të zhvillohen bizneset e ndershme. Lideri i AKB-së, Agim Shahini, tha se AKB-ja me seriozitet është e përkushtuar që ta përcjellë rendin e ndërmarrësisë në Kosovë, por asnjëherë nuk ka evidenca të sakta se sa biznese brenda vitit kanë shuar aktivitetin e vet.

Regjistrimi i lehtë, futja në treg e vështirë

Sipas Shahinit, AKB-ja është duke mbledhur materiale që gjatë marsit t’i publikojnë. “Një biznes i ri që hapet sa kohë i duhet për të qenë në trend me bizneset tjera, konkurrente. Në Kosovë regjistrimi i një biznesi është shumë i lehtë, por zhvillimi i aktivitetit të një biznesi të ri është shumë më i rëndë në krahasim me regjistrimin e tij”, theksoi ai. Veç saj, i pari i AKB-së tha se raportet ndërkombëtare që e përcjellin Kosovën në trendin e ndërmarrësisë po japin vlerësime duke theksuar se Kosova po bën përmirësime në bërje biznesi. Por, ata për bazë të vlerësimit të tyre po i marrin procedurat e shkurtuara të regjistrimit të një biznesi.”Një biznesi të ri në Kosovë që nga momenti kur ai regjistrohet atij i fillojnë të gjitha ngarkesat tatimore që ai duhet t’i planifikojë se si do të punojë brenda vitit. Dhe, nëse këtë nuk e ka bërë në fund të vitit, ai do të ndëshkohet nëse e ka pasur një qarkullim apo fitim. Kjo nuk ndodh askund përpos në Kosovë “, u shpreh Shahini.”Në anën tjetër, bizneset e reja në Kosovë hasin në vështirësi burokratike, qoftë nga institucionet që japin punë publike dhe që i kushtëzojnë që ato të jenë së paku 2- 3 vite të kenë traditë e praktikë në treg, kështu që të njëjtat mbesin jashtë konkurrencës në shumicën e rasteve”, potencoi ai.

Mungesa e vizionit dhe strategjisë

Analisti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha se në Kosovë ka shumë kompani të vogla dhe të mëdha dhe në përgjithësi kur ato e bëjnë publike hapjen solemne e vërtetë është që në fillim kanë shumë punë, kanë shumë zell, kanë shumë punëtorë, por vjen një momenti që kapitali të cilin e kanë investuar në atë moment shkon duke u shuar ngadalë. Analisti Grapci është i mendimit se kjo ndodh për shkak të mungesës së vizionit dhe strategjisë që është bërë pa menduar mirë, që do të thotë se nuk kanë bërë kërkime aq sa duhet për biznesin apo kompaninë që sapo e kanë hapur se a do ketë sukses apo jo. “Në dështimin e kompanive që hapen me zell dhe që zhgënjehen janë dy faktorë : Faktori i parë është vetë pronari i kompanisë dhe faktori i dytë është Komuna. Pronari i kompanisë është individi kryesor për shkak se nuk ka bërë hulumtime për tregun që ai e ka synuar dhe komuna për shkak se nuk i ka dhënë ndonjë informacion në lidhje me kompaninë se a do ketë punë apo jo, përkatësisht se a do të funksionojë kjo kompani me sukses”, ka theksuar ai. Grapci tha se, duke e ditur ritmin e kompanive nga viti 1999 që janë hapur deri me sot, nuk do thotë që të gjitha këto kanë lidhje me pushtetarët politikë, por gjithashtu edhe ato që janë marrë peng nga pushtetarët politikë nuk do thotë që kanë punë, sepse duke e parë realitetin dhe të vërtetën po vërehet që kompanitë e vogla po mbyllen duke iu lënë hapësirë qendrave tregtare të operojnë nëpër Kosovë/kosova sot/

Loading...

Mos i humb

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë – gjithsej 106 të infektuar

Opoja.net

Edhe tri raste të reja me coronavirus në Kosovë

Opoja.net

Kurti i përgjigjet Presidentit: Veç zgjedhje, tjerat janë shkelje kushtetuese

Opoja.net

Këto janë vendimet e reja të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit!

Opoja.net

Nga sot ka filluar llogaritja verore e kohës

Opoja.net

Mësimi online do të vazhdojë deri më 6 prill

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net