Opoja.net

Blerje rekorde online për të “Premten e Zezë”

Teknologji
Blerje rekorde online për të “Premten e Zezë”

E Premtja e Zezë ishte një ditë rekordesh për blerjet online në SHBA dhe mbarë botën sipas Salesforce që gjurmon 500 milionë blerës në 30 vende të botës.

Globalisht sipas Salesforce, 20 miliardë dollarë janë shpenzuar gjatë kësaj dite në 30 vende të botës ku u vu re një rritje e ndjeshme e blerjeve nga smartfonët.

Madje mëse gjysma e blerjeve u kryen nga një smartfon.

Sipas Salesforce kjo shifër është 65%, një rritje masive me 35%.

Por çfarë po blejnë njerëzit?

Sipas Salesforce, marka më të përfolura janë ato teknologjike: PlayStation, Nintendo, Apple, Xbox, Google – ndërsa distributorët më të vizituar gjatë kësaj dite janë: Amazon, Walmart, Target, Gamestop, Best Buy.

Salesforce parashikon se blerjet online do të rriten me 15% gjatë sezonit të pushimeve.

Si rezultat pritet që deri në fund të vitit të arrihet 768 miliardë dollarë blerje online për vitin 2019.

E Hëna Kibernetike pritet të vendosë rekord të reja me 32 miliardë dollarë blerje online sipas analistëve. /PCWorld Albanian/

Loading...

Mos i humb

Shumë shpejt pa mbushës Samsung

Linda Guraj

Pse po blihen “telefonat klasikë” në vitin 2020

Linda Guraj

Kjo është bateria që rri e mbushur pesë ditë

Linda Guraj

Zbulohet arsyeja pse iPhone 12 mund të jetë më i shtrenjtë

Linda Guraj

Brenda ditësh Ferrari rifillon prodhimin, pasi të gjithë punonjësit të jenë testuar për coronavirus

Linda Guraj

Krejt çka duhet të dini në lidhje me telefonin e fundit të Apple

Linda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net