Opoja.net

Boks, anulohet meçi për titull bote

Sport
Boks, anulohet meçi për titull bote

Meçi për titull bote në kategorinë e rëndë në boksin profesionist në versionin WBC mes amerikanit Deontay Wilder dhe rusit Alexander Povetkin, i paraparë të zhvillohet më 21 maj në Moskë është anuluar të dielën, pasi që Povetkin 36-vjeçar ishte testuar pozitiv me substancën e ndaluar meldonium, në një test-doping që i është nënshtruar në prill.

Presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman në rrjetin social “Twitter” ka konfirmuar se meçi nuk do të mbahet më 21 maj në Moskë.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Wilder 30-vjeçar në boksin profesionist ka 36 fitore nga po aq meçe, prej tyre 35 me nokaut. Povetkin ka bilanc prej 30 fitore e një humbje.

Substanca meldounim është futur në listën e substancave të ndaluara nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (WADA) që nga janari.

“Ronaldo është ndryshe nga të tjerët”

Kushtrim Guraj

“Me mungojnë shumë tifozët”

Kushtrim Guraj

Messi te PSG? Al Khelaifi jep përgjigjen shumëkuptimëshe

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net