Bora e madhe bllokon fshatin Buqe të Dragashit, banorët s’mund të shkojnë as te mjeku

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Banorët e një fshati në Komunën e Dragashit, në Kosovë, kanë mbetur të bllokuar krejtësisht, pasi bora e madhe që ka rënë ditëve të fundit nuk është pastruar fare.

Rrugët në fshatin Buqe janë bërë tërësisht të pakalueshme nga bora, i kanë treguar Gazetës Express disa banorë të atjeshëm.

Ata ankohen se as Komuna, e as kompanitë e kontraktuara për heqjen e borës, nuk kanë shkuar për t’ju dalë në ndihmë.

Një banor, i cili s’ka dashur t’i bëhet publik emri, ka treguar se bllokimi i rrugëve i ka pamundësuar t’i dërgojë te mjeku fëmijët e tij të sëmurë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-