Opoja.net

Bordi i KEK-ut aprovon planin afarist dhe buxhetin për vitin 2021

Kosova
Bordi i KEK-ut aprovon planin afarist dhe buxhetin për vitin 2021

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga Musa Misini me drejtorët Petrit Ibraj, Fadil Hoxha, Fatime Grajqevci dhe u.d. KE Luigj Imeri sot me dt: 30.10.2020 ka mbajtur mbledhjen e rregullt me ç’rast ka shqyrtuar dy dokumentet kryesore strategjike të korporatës.

Në këtë takim, konform rendit të ditës, Bordi i Përkohshëm i KEK sh.a. ka shqyrtuar planin afarist dhe planin e buxhetit për vitin 2021. Pas prezantimit të mirëfilltë të këtyre dy dokumenteve nga ana e menaxhmentit të KEK-ut, Bordi i Përkohshëm ka miratur të dy dokumentet, në përputhjet me afatet kohore që rrjedhin nga ligji për ndërmarrjet publike.

Fare në fund, Bordi i përkohshëm ka përshëndetur angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve për rezultatet e arritura si në aspektin operative ashtu edhe në atë financiar.

The post Bordi i KEK-ut aprovon planin afarist dhe buxhetin për vitin 2021 appeared first on FaktePlus.

QKUK e konfirmon vdekjen e 29 vjeçares shtatzëne nga koronavirusi, ishte nga komuna e Prizrenit

Opoja.net

Në dy ditët e ardhshme temperaturat deri në -5 gradë

Opoja.net

Ja kur pritet të bie borë në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net