Opoja.net

Bosch i reagon Lajçakut: Serbia është ajo që duhet ta ndryshojë Kushtetutën

Kosova
Bosch i reagon Lajçakut: Serbia është ajo që duhet ta ndryshojë Kushtetutën

Ish-ambasadori i Republikës së Holandës, Robert Bosch, i ka reaguar emisarit të BE-së Miroslav Lajçak, i cili tha se “Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën sepse nuk është Bibël”.

Sipas tij, i cili përmend edhe një deklaratë të ish-kryenegociatores, Edita Tahiri, është Serbia ajo që duhet ta ndryshojë Kushtetutën.

“Nuk mund ta imagjinoj që një diplomat i nderuar si Lajçaku, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë që të bëjë të mundur Asociacionin. Siç e tha me të drejtë, Edita Tahiri, Serbia është ajo që duhet të ndryshojë Kushtetutën pasi në aneksin e rezolutës 1244 thuhet se për Kosovën situata e vitit 1989, entiteti autonom, përsëri është e vlefshme. Me gjasë Lajçaku duhet të bëjë disa detyra shtëpie”, shkroi Bosch.

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, përmes një postimi kishte kërkuar që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën.

“Qeveria jonë u desh të kërkojë që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën duke hequr Kosovën nga Kushtetuta e saj. Por nuk dëgjuam se Qeveria jonë ka kërkuar diçka të tillë”, shkroi Tahiri në Facebook.

Universiteti i Oxfordit rendit Kosovën të parën për masat që mori, por nuk ndikoi në uljen e të infektuarve

Opoja.net

28 Nëntori festohet me frikën e Covid-19 dhe atyre që nuk besojnë në virus

Opoja.net

Zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari në “Abi Çarshia” të Prizrenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net