Opoja.net

Bosnja e Hercegovina pret heqjen e tarifës 100 për qind nga qeveria e re e Kosovës

Kosova

Ministri i Tregtisë në Bosnje e Hercegovinë, Mirko Sharoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës – si dy forcat më të mëdha politike që dolën nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovës – pritet që të qetësojnë raportet rajonale.

Ai tha se para së gjithash Bosnja pret heqjen e tarifës ndaj mallrave të saj.

“Menjëherë pas formimit të qeverisë, unë pres heqjen e tarifave. Derisa kjo nuk ndodh, atëherë do të ketë komplikim të raporteve brenda CEFTA-së, por edhe në përgjithësi në rajon”, ka thënë Sharoviq.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Bosnjes e Hercegovinës, Nemanja Vasiq, pret heqjen e tarifave për mallrat nga ky vend.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Vasiq thotë se është mirë që klima politike në Kosovë po ndryshon dhe se kjo mund të çojë në eliminimin e tarifave.

“Sipas deklaratave të para të fituesve, pritet që ato të shkojnë drejt heqjes, por gjithashtu është e qartë se do të ketë kushte të reja politike. Kjo është ende në sferën e politikës”, tha Vasiq.

Tarifat prej 100 për qind për mallrat nga Bosnja dhe Serbia u vendos nga Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit 2018. Në këtë mënyrë, eksporti i këtyre dy vendeve në Kosovë u ndal pothuajse plotësisht.

Kjo bëri që të ndërpritet edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që zhvillohej përmes lehtësimit nga ana e Bashkimit Evropian.

Në arsyetimin e saj, Qeveria e Kosovës kishte thënë se Bosnja e Hercegovina dhe Serbia duhet të njohin pavarësinë e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë disa herë thirrje për heqjen e tarifave, në mënyrë që të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Mos i humb

Rruga e Kosovës drejt INTERPOL-it, arsyet e dështimit

Opoja.net

Policia: Kujdes, mjegulla mund të jetë rrezik për shoferët

Opoja.net

Kurti: 50 marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të mbesin në letër

Opoja.net

Ambasadori britanik e uroi Kurtin për suksesin zgjedhor

Opoja.net

Për 9 muaj, në Kosovë mbi 5 mijë shoferë mbeten pa patentë shoferë

Opoja.net

Mot pranveror, temperaturat deri në 26 gradë celsius

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net