Opoja.net

“Bresana” nga Dragashi merr çmimin e parë në “Anadrinia Jehon 2016”

Kultura Opoja
“Bresana” nga Dragashi merr çmimin e parë në “Anadrinia Jehon 2016”

Më shumë se 5 000 shikues e kanë përcjellë gjatë tri ditëve festivalin tradicional gjithëkombëtar të folklorit burimor “Anadrinia Jehon 2016”. Dejni i vogël i Rahovecit, por bujar, mikpritës dhe shpirtmadh, ka qenë vend pelegrinazhi i tërë Anadrinisë dhe më gjerë.

Në këtë festival, i cili u mbajt nën patronatin e kryetarit të Rahovecit, Idriz Vehapi, morën pjesë 18 ansamble e shoqëri kulturore artistike (ShKA), me mbi 600 rapsodë e këngëtarë, artistë të folklorit autokton dhe burimor shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare.

Në amfiteatrin e improvizuar në Dejnë, në natën e tretë garuan Ansambli “Xhavit Haziri” nga Obiliqi; ShKA “Bajram Curri” nga Krusha e Madhe; Ansambli “Mitrovica” nga Mitrovica; ShKA “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit; SHKA “Scampa” nga Elbasani dhe SHKA “Bresana” nga Bresana e Dragashit, të cilit me repertoar të begatshëm me paraqitjet e dokeve, zakoneve dhe trashëgimisë kulturore, kanë pasqyruar lashtësinë e trashëgimisë kulturore dhe etnografike shqiptare.

Juria e përbërë nga koreografi Dilaver Kryeziu, kompozitori Sami Piraj dhe Zymer Neziri, folklorist, nuk patën punë të lehtë. Megjithatë paraqitjen e ShKA “Bresana” nga Bresana e Dragashit, ata e kanë vlerësuar më të mirën, duke i ndarë çmimin e parë “Anadrinia Jehon 2016” me plotë meritë. Ky vendim është përshëndetur me duartrokitje frenetike të publikut.

Çmimin kryesor e ka dorëzuar Gardalin Shtavica, drejtor për Kulturë, Rinis dhe Sport në Rahovec.

Vendi i dytë i ka takuar ShKA “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit, kurse i treti SHKA “Mitrovica” nga Mitrovica.

Pos këtyre çmimeve, organizatori ka shpërndarë edhe 12 tjera, si valltarja ma e mirë, valltari më i mirë dhe tjera.

© Opoja.net

Covid-19 në Dragash, sot dy të infektuar

Fari Kolloni

Ujku filmohet shumë pranë fshatrave të Opojës

Opoja.net

Drejtoria e Arsimit në Dragash zgjat edhe për pesë ditë konkursin për bursa

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net