Opoja.net

Buka e shtrenjtë

Kosova
Buka e shtrenjtë

Produkti që e konsumojnë më së shumti kosovarët vazhdon të mbetet i shtrenjë. Në pjesën më të madhe të vendit një bukë kushton 30 cent, madje ka tendencë ngritjeje edhe pse ishte pritur që me ndryshimet fiskale nga Qeveria çmimi të bie.

Para një viti, ministri i Financave, Avdullah Hoti, kishte dhënë premtimin për  uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 16 në 8 përqind për bukën e produktet tjera ushqimore.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Mirëpo kjo nuk vërehet aspak në furrat kosovare.

“Gjatë këtij viti nuk ka pasur as ulje, e as ngritje të çmimit. Pavarësisht uljes së TVSH-së, çmimi i bukës vazhdon të jetë 30 cent”, kanë thënë në furrën Qerimi në Prishtinë.

Furrëtarët, thonë se edhe çmimi i miellit nuk është ndikuar shumë nga ndryshimet fiskale. Përkundrazi është shtrenjëtuar.

Aktualisht një kilogram miell me shumicë shitet 21 cent nga 19 cent sa ishte një javë më parë, shkruan Gazeta Fjala.

Espertët e ekonomisë, vlerësojnë se ulja e TVSH-së, nuk është  një instrument që  mund të ndikoj te çmimet e konsumit.

Berat Thaqi, nga Instituti për Studime të Avancuara, GAP, thotë për Gazetën Fjala, se pavarësisht uljes së TVSH-së, çmimet mund të rriten, nëse ka rritje të kostos së prodhimeve.

“Pavarësisht uljes së TVSH-së, çmimet e konsumit mund të rriten në rast së ka rritje së kostos së prodhimeve p.sh. nga rritja e çmimit të rrymës apo rritja e çmimeve te inputeve tjera në tregjet botërore p.sh. miellit”, shpjegon për Gazetën Fjala, Thaqi.

Thaqi thotë se duke u bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka rënie të lehtë të çmimit të bukës.

“Në bazë të dhënave për muajin tetor të publikuara nga ASK për çmimet e konsumit, ka një rënie të lehtë të çmimit të bukës krahasuar me vitin e kaluar (para aplikimit të normës së reduktuar të TVSH-së në bukë prej 8%)”, deklaron analisti i politikave në GAP.

Qeveria duhet të krijoj skema sociale për të varfërit

Ekspertët e ekonomisë, deklarojnë se Qeveria duhet të krijoj skema sociale të ndihmoj familjet e varfëra. Derisa thonë se Ministria e Financave nuk mundet të ndikoj te çmimi.

“Sa i përket çmimeve, mos të harrojmë që jemi në një ekonomi të tregut dhe politika e çmimeve është plotësisht në dorën e vet furtarëve dhe aty nuk mund te ndikohet. Prandaj Ministria e Financave nuk do të mund të ndikoj tek çmimi”, shpjegon për Gazetën Fjala, njohësi i ekonomisë, Lekë Musa.

Sipas Musës Qeveria me buxhet mund t’iu siguroj kushte elementare familjeve në gjendje të rëndë sociale.

“Sa i përket gjendjes së rëndë të familjve është detyrë e Qeverisë që të krijoj skema sociale për të ndihmuar familjet me gjendje të rëndë dhe të iu siguroj ekzistencen nuk duhet të ketë asnjë familje e cila nuk ka  siguruar ekzsitencen në aspektin e të ushqyerit si dhe të vendbanimit dhe besoj se me këtë buxhet Qeveria do të mund të ia dal ti siguroj këto kushte bazike”, thotë njohësi i ekonomisë, Lekë Musa.

Në bazë të statistikave 902 familje kosovare, kanë pritur në dyert e institucioneve këtë vit, për të kërkuar ndihmë nga shteti, vetëm për gjashtë muajt e parë.

Derisa në vitin e kaluar ishin 25 mijë e 551 familje me asistencë sociale, nga janari e deri në qershor të këtij viti, Kosova ka regjistruar 26 mijë e 453 familje shfrytëzuese të skemës sociale, shkruan Gazeta Fjala. /Gazeta Fjala/

Prizreni dhe 5 komuna tjera pajisen me aparatin RT-PCR

Opoja.net

Trusti tregon mënyrën dhe kushtet e aplikimit për 10 për qindëshin

Opoja.net

Rrëfimi i ish ushtares së UÇK-së nga Lezi i Prizrenit, Gjylsere Berisha

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net