Opoja.net

Bunjaki konfirmon, Kosova përforcohet me katër yje

Sport
Bunjaki konfirmon, Kosova përforcohet me katër yje

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje në fund të muajit mars, miqësore me Kombëtaren e Kamerunit dhe për kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018” me Islandën. Për këto dy ndeshje, për dallim nga sfidat tjera, Kosova prite t’i ketë edhe katër lojtarë të rinj.

Fjala është për sulmuesin e Sheffield Wednesday, Atdhe Nuhiun, atë të Schalkes Donis Avdijaj, mbrojtësin e Kasimpasa Loret Sadikun, i cili ende nuk ka marrë leje nga FIFA dhe sulmuesin në top formë, Besart Berishën, i cili po shkruan historinë në Australi me Melbourne Victoryn.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, i cili ka vetëm fjalë të mira për treshen sulmuese, në veçanti Berishën.

“Jam shume i lumtur që Berisha do të luajë për Kosovën. Ai është një sulmues i madh me një përvojë të madhe. Kjo do të na shërbej shumë”, tha fillimisht Bunjaki për Express.

“Pres që Donis Avdijaj dhe Atdhe Nuhiu të plotësojnë të gjithë dokumentacionin dhe të jenë gati ndaj Islandës. Po ashtu, shpresoj që Lored Sadiku do të marrë leje nga FIFA që ta përfaqësojë Kosovën”, shtoi më tej Bunjaki.

Kosova gjendet e fundit në Grupin I me vetëm një pikë, që e mori në ndeshjen e parë ndaj Finlandës pas barazimit 1:1, ku Valon Berisha shënoi golin e parë dhe historik për vendin tonë.

Tre ndeshjet tjera me radhë, Kosova pësoi po kaq humbje, duke pranuar 11 gola dhe mos shënuar asnjë.

Por, djelmoshat e Kosovës janë të bindur se do të vijnë rezultatet pozitive, pasi në skuadër gjendet një gjeneratë e artë që shumë shpejt do të tregojë talentin e saj dhe do të bëhet një Kombëtare e fuqishme.

Loading...

Mos i humb

Rivalët madrilenë vihen pas Ajer

Kushtrim Guraj

Juventusi i gatshëm për ta shkëmbyer Bernardeschi-n me Jorginho-n

Kushtrim Guraj

Rikthehet futbolli në Kosovë: Gjysmëfinalja e Kupës Prishtina-Drenica

Kushtrim Guraj

Arsenali i ofron Aubamyeang-ut zgjatje të kontratës

Kushtrim Guraj

City afër nënshkrimit me Semedon

Kushtrim Guraj

Pogba i gatshëm t’i bashkohet PSG-së

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net