Opoja.net

Caktohet katërshja e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen, Kosovë – Gjibraltar

Sport

Janë mësuar emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në miqësoren që do ta zhvillojë Kosova me Gjibraltarin.

Ndeshja që zhvillohet më 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të jetë si parapërgatitje për takimin ndaj Malit të Zi në kualifikimet për Euro 2020.

Fillimisht ‘Dardanët’ do të kenë punë me Gjibraltarin, një ndeshje sa për të komponuar edhe më shumë lojtarët e Kosovës mes vete.

Përfaqësuesja e Kosovës (Foto: FFK-Kosova)

Në këtë takim, drejtësinë do ta ndajë shqiptari Junxhin Xhaja, derisa do të ndihmohet nga Ilir Tartaraj dhe Nertil Bregasi.

Gjyqtari i katërt është caktuar Besfort Kasumi, që ka një eksperiencë tashmë të ndërtuar dhe që është i licencuar nga FIFA.

Kosova dhe Gjibraltari do të përballen nga ora 18:00 në stadiumin historik që mban emrin e legjendës së futbollit shqiptar. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Guardiola: Real Madridi është mbret i Ligës së Kampionëve

Opoja.net

Kosova mposht Luksemburgun në parakualifikueset për Kupën e Botës

Opoja.net

Wilder flet pas humbjes: Nuk ka arsyetime, sonte fitoi më i miri

Opoja.net

Nxënësi sërish më i mirë se mësuesi

Opoja.net

Kosova e detyruar ta ndryshojë listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Luksemburgut

Opoja.net

Air Albania nominohet për çmimin “stadiumi më i mirë i vitit 2019”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net