Opoja.net

Camavinga alarmon Realin, Unitedin e Juven: “Ëndërroj të luaj për ekipe të mëdha”

Sport
Camavinga alarmon Realin, Unitedin e Juven: “Ëndërroj të luaj për ekipe të mëdha”

Dy skuadrat italiane Juventus dhe Milan janë futur në garë për shërbimet e francezit, Eduardo Camavinga. Për talentin francez, që ëndërron të luajë për një klub të madh, interesohen edhe Reali, City, PSG e Unitedi.

18-vjeçari, Eduardo Camavinga, është synim i shumë skuadrave evropiane. Talenti francez ka kontratë me Rennes deri në vitin 2022.

Real Madrid, PSG dhe Manchester United ka kohë që monitorojnë francezin, së fundmi listës i janë shtuar City, Milan dhe Juve.

Camavinga nuk e ka mohuar se ëndërron që një ditë ta veshë fanellën e një klubi të madh, megjithatë, edhe aty ku është nuk ndihet keq.

“Unë kam lexuar lajmet që shumë klube të mëdha janë të interesuar, por tani unë jam lojtar i Rennes dhe nuk dua të mendojë për skuadra të tjera”, u deklarua Camavinga.

“Unë kam kontratë me klubin deri në vitin 2022, dhe jam lojtar i Rennes, do të shohim se çfarë do të ndodh sezonin e ardhshëm”.

“Unë kam ende dy vite në kontratë dhe do të ketë kohë të flas për këtë”, vazhdoi ai.

“Unë do të takohem me drejtuesit e klubit dhe nuk me shqetëson që të rinovoj me klubin me të cilin jam rritur”.

“Unë ëndërroj që të luaj për ekipet e mëdha por nuk kam ndonjë favorit”, shtoi ai.

Camavinga ka deri tani 52 ndeshje të zhvilluara me skuadrën e Rennes, dhe gjithashtu dy paraqitje dhe një gol për kombëtaren e Francës.

The post Camavinga alarmon Realin, Unitedin e Juven: “Ëndërroj të luaj për ekipe të mëdha” appeared first on FaktePlus.

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net