Opoja.net

Cana i jep lamtumirën Kombëtares në një miqësore me Kosovën

Sport
Cana i jep lamtumirën Kombëtares në një miqësore me Kosovën

Përpara fillimit të Europianit,Lorik Cana deklaroi se pas Europianit do të marrë vendimin për t’u larguar nga Kombëtarja. Gjatë ditëve të fundit, në deklaratat e dhëna për mediat në përfundim të aventurës me kuqezinjtë në “Euro 2016”, kapiteni kuqezi ka lënë të kuptohet se mund t’i japë fund karrierës në futbollin e luajtur.

Për këtë, në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe atë të Kosovës, ka zëra për një kontakt të ri. Ura lidhëse këtë herë është mbrojtësi nga Gjakova, Lorik Cana.

Mediat kosovare bëjnë me dije se Federata Shqiptare e Futbollit është duke planifikuar një miqësore në nder të lamtumirës së Lorik Canës me fanellën e Kombëtares.

Duke qenë se në muajin shtator nis fushata e kualifikueseve për në Botërorin “Rusi 2018”, ku Shqipëria do t’i nisë përballë Maqedonisë, atëherë muaji gusht shihet si më i mundshmi për të gjetur data të lira.

Për këtë, gazeta “Zëri” raporton se ekziston mundësia që Shqipëria të luajë përballë Kosovës në këtë miqësore për nder të kapitenit legjendar të shqiptarëve. Impianti – Ndoshta, në këtë rast, Federata Shqiptare e Futbollit do të ketë një ceremoni të dyfishtë.

Përveç përshëndetjes së dhënë për kapitenin Cana, mendohet që ceremonia në muajin gusht do të shfrytëzohet edhe për inaugurimin e impiantit të ri modern sportiv në Shqipëri, stadiumit “Loro Boriçi”.

U zhvillua ndeshja revyale për nder të 28 Nëntorit ndërmjet Veteranëve të futbollit dhe FSK-së

Opoja.net

Urimi i kapiteni legjendar për 28 Nëntor

Kushtrim Guraj

Vendimet e fundit të Komisionit Disiplinor, e pësojnë Trepça ’89, Llapi dhe Feronikeli

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net