Opoja.net

Çapërlakajt, fitues të Turneut “Afrojmë Diasporën përmes futbollit”

Opoja Sport
Çapërlakajt, fitues të Turneut “Afrojmë Diasporën përmes futbollit”

Ka përfunduar me sukses Turneu në futboll të vogël “Afrojmë Diasporën përmes futbollit”, i organizuar nga Shoqata për mbrojtjen e Trashëgimisë kulturore “Thesari”. 

Në turne kanë marrë pjesë tetë ekipe (Imamajt, Kasamagajt, Veteranët, Durajt, Çapërlakajt, Begajt, Beqirajt dhe Danajt) të cilat kanë zhvilluar gara me sistem eliminimi.
Ndeshja finale është zhvilluar të dielën më 31 gusht 2016 në stadiumin e SHFMU “28 Nëntori” në Bresanë, në prani të një numri të madh të shikuesve.

Protagonistë të ndeshjes finale kanë qenë ekipi Duraj që ishte fitues i turneut vitin e kaluar, dhe ekipi Çapërlakaj. Ndeshja në kohë të rregullt ka përfunduar me rezultat të barabartë 4:4 ndërkaq pas ekzekutimit të penalltive, më të suksesshëm kanë qenë futbollistët e ekipit Çapërlakaj të cilët kanë fituar me rezultatin 3:2.

Organizatori i turneut për të gjitha ekipet pjesëmarrëse ka ndarë nga një mirënjohje ndërkaq për fituesin e vendit të parë dhe të dytë janë ndarë trofe dhe rekuizita sportive. Ndarjen e mirënjohjeve dhe trofeve e ka bërë drejtori i OJQ “Thesari”, Demir Reshiti i cili i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për garimin dinjitoz dhe frymën sportive. Mirënjohje janë ndarë edhe për disa individë të cilët me angazhimin e tyre kanë kontribuuar për mbarëvajtjen e turneut.

Turneu “Afrojmë Diasporën përmes futbollit” po mëton të jetë tradicional me pjesëmarrje të ekipeve në mesin e të cilëve luajnë të rinj nga Opoja të cilët jetojnë në diasporë ndërsa pushimet verore vijnë t’i kalojnë në vendlindje. Ideja është që përmes një turneu futbollistik, të jetë një mesazh falënderimi dhe respekti për të gjithë ata bashkatdhetarë të cilët në numër të madh vijnë që pushimet e tyre t’i kalojnë në vendlindje gjatë sezonit të pushimeve korrik – gusht.

Qëllimi i organizimit të këtij turneu, është njohja dhe ofrimi ndërmjet të rinjve që jetojnë në diasporë dhe të rinjve vendas, zbulimi i talenteve të rinj, ngjallja e jetës kulturore e sportive në komunën e Sharrit, etj.
Vlen të theksohet se organizimi i turneut të sivjetmë, është përkrahur nga Ministria e Diasporës  e Republikës së Kosovës.

© Opoja.net

Nga e enjtja pritet mot më i butë, temperaturat do të shënojnë ngritje deri në 11°C

Opoja.net

Lista prej 278 fermerëve perfitues të subvencioneve nga komuna e Dragashit

Opoja.net

LAJMI I FUNDIT: Amir Rrahmani rezulton negativ, mposht koronavirusin

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net