Caritasi Zviceran në bashkëpunim me komunën e Dragashit kanë mbështetur 14 fermerë përfitues, 8 nga komuniteti Goran dhe 6 nga komuniteti Shqiptar me paketa granti për prodhimin e mjaltit dhe pajisje për bletari.
Janë shpërndarë paketa të kompletuara për bletarë të përbëra nga veshje mbrojtëse me dorëza, koshere bletësh trekatëshe, centrifugë elektrike, kulluese mjalti, vaska për heqjen e kapakëve të mjaltit, fletë dylli, pirun për heqjen e mjaltit, brushë, tymosësh, ushqyese plastike dhe shkrirëse elektrike.
Këto paketa granti do të plotësojnë të gjitha nevojat e bletarëve dhe do të mundësojnë atyre që të prodhojnë dhe ekstraktojnë mjaltë cilësorë në përputhje me standardet e kërkuara për prodhimtarinë e mjaltit. Paketat e granteve mbulohen 50% nga Caritasi Zviceran, 35% nga komuna e Dragashit dhe 15% nga bletarët.