Opoja.net

Carlos, Drogba, Ronaldinho dhe Buffon zbulojnë favoritët e tyre për Topin e Artë

Sport

Legjendat e mëdha botërore kanë treguar favoritët e tyre për të fituar çmimin e madh individual, Topin e Artë për vitin 2018.

Nuk ka mbetur as edhe një javë e plot deri tek ndarja e çmimit më të madh individual në botë për futbollistë, Topit të Artë.

Kjo pasi ceremonia e ndarjes së çmimeve do të bëhet me 3 dhjetor në Paris të Francës, por fituesi mbetet ende enigmë dhe tanimë ka ndarje të mëdha mendimesh edhe nga legjendat botërore të futbollit.

Pyetjes se kush duhet dhe kush e meriton Topin e Artë për këtë vit i janë përgjigjur edhe Roberto Carlos, Didier Drogba, Ronaldinho dhe Gianlugi Buffon.

Legjenda braziliane, Carlos ka zgjedhur yllin e Kroacisë dhe Real Madridit, Luka Modric, si lojtarin që e meriton çmimin këtë vit.

“Modric është favorit për mua”, ka thënë Carlos për Marca.

Në anën tjetër, Drogba ka thënë për Goalse është në mëdyshje mes Kylian Mbappe dhe Ronaldos.

“Është e mirë ta shoh Kylian Mbappen ta fitojë atë, por edhe Ronaldo është aty dhe vazhdon të jetë një makinë”.

Ronaldinho ka befasuar me zgjedhjen e yllit të Manchester Unitedit, Paul Pogba, si favorit për Topin e Artë.

“Pogba mund ta fitojë Topin e Artë, pa asnjë dyshim. Është i ri, i talentuar dhe mund të luaj kudo”, ka thënë Ronaldinho për Canal Football Club.

I fundit që ka folur rreth Topit të Artë është legjenda italiane, Buffon, i cili e ka zgjedhur bashkëlojtarin e tij, Mbappe.

“Mbappe është fenomen. Në Itali, ai krahasohet me Baggion, Tottin, Del Piero, por ai ka talent dhe teknik që nuk kam parë asnjëherë gjatë karrierës sime”.

“Për kualitetet që ka dhe ato që bënë në fushë, por edhe fitimin e Kupës së Botës, ai padyshim meriton Topin e Artë”, ka thënë Buffon për Le Sport. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

‘Fshesa’ në United largon 6 lojtarë

Fari Kolloni

Basketbollisti njohur rezulton pozitiv me koronavirus

Fari Kolloni

Po largohet nga Man City? Guardioola ia mbyll gojën të gjithëve

Fari Kolloni

Inter gjen zëvendësuesin e Skriniar

Fari Kolloni

Milan sfidon Arsenalin për këtë super-lojtar

Fari Kolloni

Pandemia lë me pasoja Barcelonën, 100 milionë euro humbje

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net