Opoja.net

Casemiro dhe Hazard pozitiv me COVID-19

Sport
Casemiro dhe Hazard pozitiv me COVID-19

Real Madridi ka konfirmuar se Casemiro dhe Eden Hazard kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Pas Eder Militaos, të tjerë futbollistë te Real Madridi janë prekur nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian, Casemiro dhe anësorin, Eden Hazard.

Reali, përmes faqes zyrtare ka njoftuar se “pas testeve të bëra ditën e premten, Casemiro dhe Hazard kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”.

“Lojtarët, stafi trajnerëve, të gjithë të tjerët që punojnë me ta, kanë rezultuar negativ (të premten). Edhe këtë mëngjes është konfirmuar sërish se të gjithë, përveç Casemiros dhe Hazardit, kanë rezultuar negativ në testin e radhës”.

Ata do të humbasin sfidën e radhës me Valencian, që do të zhvillohet të dielën, derisa do të luftojnë me kohën për ndeshjen e kthimit në Champions League me Interin pas dy javës.

The post Casemiro dhe Hazard pozitiv me COVID-19 appeared first on FaktePlus.

Xhaka refuzon të largohet nga Arsenali

Kushtrim Guraj

Real Madridi publikon listën e lojtarëve ndaj Interit, tri mungesa të mëdha

Kushtrim Guraj

Trajneri shqiptar infektohet me COVID-19

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net