Opoja.net

Çekët ndryshojnë mendje, ndeshjen ndaj Kosovës e zhvendosin nga Praga në Plzen

Sport

Kosova në javën e shkuar shënoi fitore ndaj Republikës së Çekisë me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fitorja e dërgoi në kuotën e tetë pikëve, aq sa i ka aktualisht Kosova në Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

‘Dardanët’ duhet të udhëtonin për ndeshjen e dytë me Çekinë, në Pragë. Por Federata e Futbollit e Çekisë ka marrë vendim që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e Viktoria Plzen.

Stadiumi Dooser Arena ku do të luajë Kosova (Foto: Real Madrid)

Praga ka dy stadiume me kapacitet të madh mbi 18 mijë ulëse.

Stadiumi në Plzen ka kapacitet prej 11.700 ulëseve dhe quhet “Doosan Arena”, kurse, në stadiumin e Sparta Pragës ku ka pasur të zhvillohet ndeshja, që mban emrin “General Arena”, kapaciteti i ulëseve është 18.944.

‘General Arena’, ka ka pasur të zhvillohet ndeshja

Me 11 tetor Çekia e pret Anglinë, ndërsa me Kosovën luan me 14 nëntor.

Ndeshja Çeki – Angli, zhvillohet në stadiumin e Slavia Prag, apo ‘Eden Arena’, që ka kapacitet prej 21 mijë ulëseve.

Eden Arena, ku zhvillohet ndeshja Çeki – Angli

Federata çeke mund të ketë menduar që të mos i zhvillojë ndeshjet në të njëjtin qytet, duke e bartur ndeshjen e dytë me Kosovën në Plzen.

Në këtë stadium Çekia i ka zhvilluar katër ndeshjes zyrtare, ku ka arritur të shënojë katër fitore.

Dardanët në stadiumin me kapacitet më të ulët si ky në Plzen, do të kenë më pak bileta në dispozicion.

Dardanët (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Aktualisht Çekia është para Kosovës në grup me nëntë pikë. /Telegrafi/

Mos i humb

Ëndrra vazhdon, fitore dhe spektakël ndaj Malit të Zi

Opoja.net

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, kështjella e pamposhtur e ‘Dardanëve’

Opoja.net

UEFA paralajmëron spektakël në ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Opoja.net

Formacioni i mundshëm i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi

Opoja.net

Danimarka mposht në fund Zvicrën

Opoja.net

Zyrtare: Ranieri emërohet trajner i Sampdorias

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net