Opoja.net

Çerek shekulli suksese të Klubit Letrar “Luigj Gurakuqi”

Kultura Opoja
Çerek shekulli suksese të Klubit Letrar “Luigj Gurakuqi”

Doli nga shtypi monografia “LULEBORË SHARRI – 25 vjet të Klubit Letrar ‘Luigj Gurakuqi’” e autorëve Demir Reshiti e Ibrahim Skenderi.

Çerek shekulli më parë, në kuadër të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë në nivel të komunës së Sharrit u themelua Klubi Letrar ‘Luigj Gurakuqi’. Themelimi i Klubit ishte rezultat i veprimit të një grupi të rinjsh opojanë, të cilët reflektuan talent në të shkruar në krijimtari poetike apo publicistike.

Themelimi i Klubit Letrar ishte një ngjarje me rëndësi historike andaj, me qëllim të afirmimit të kësaj ngjarjeje historike si vlerë që la gjurmë në kulturën e kësaj treve, dy krijues opojanë, anëtarë dhe themelues të Klubit, përkatësisht Demir Reshiti dhe Ibrahim Skenderi janë angazhuar në hartimin e një monografie kushtuar 25 vjetorit të aktivitetit të Klubit.

Monografia me titullin simbolik “LULEBORË SHARRI” sot (24 maj 2016) ka dalë nga shtypi. Libri ka 140 faqe të një dimensioni të veçantë, i shtypur në letër kualitative, me një album kolor brenda kapakëve…
Përurimi i monografisë është paraparë të bëhet më 4 qershor 2016, në kuadër të Manifestimit tradicional letrar “Sofra e Ymer Prizrenit”, në fshatin Zgatar të Opojës!
I falënderojmë nga zemra të gjithë ata që në forma të ndryshme dhanë kontributin e tyre për ta parë dritën ky libër!

© Opoja.net

Festa e ditës së flamurit në Dragash

Opoja.net

Mevludin Krasniqi: Llapi nuk duron ‘bisht sakice’

Fari Kolloni

Ku është akti/dokumenti origjinal i pavarësisë së Shqipërisë?!

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net