Opoja.net

Ceremonia e Topit të Artë, të nominuarit

Sport
Ceremonia e Topit të Artë, të nominuarit

Sot (e hënë), me fillim nga ora 20:30 (me kohën tonë) në Paris zhvillohet edicioni i 64 i ndarjes së çmimit më të madh prestigjioz individual, Topi i Artë.

Në vitin e kaluar, Luka Modric e ndërpreu dominimin dhjetëvjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos duke e fituar trofeun, mirëpo nuk është në mesin e konkurrentëve këtë vit, pasi mungoi në listën prej 30 konkurrentëve.

Messi është favorit i madh për ta fituar Topin e Artë, duke qenë se mediat spanjolle kanë raportuar se superylli argjentinas i Barcelonës tashmë është njoftuar se e ka fituar çmimin.

Pas tij në konkurrim ndodhet Virgil van Dijk, i cili në rast se e fiton, do të bëhej mbrojtësi i parë që nga Fabio Cannavaro, i cili e fitoi trofeun në vitin 2006.

Çmimet tjera që do të ndahen në ceremoninë e sotme janë edhe Topi i Artë për femra, trofeu Kopa (për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeçare) dhe çmimi Yashin (për portierin më të mirë).


Kur zhvillohet

Ceremonia e Topit të Artë zhvillohet të hënën, 2 dhjetor 2019.

Në çfarë kohe

Ora 20:30, me nikoqirë Sandy Heribert dhe Didier Drogba.

Ku zhvillohet

Evenimenti zhvillohet në kryeqytetin francez, Paris, në Theatre du Chatelet.


Lista me 30 konkurrentët për Topin e Artë:

Sergio Aguero (ARG / Manchester City)

Alisson (BRA / Liverpool)

Gareth Bale (WAL / Real Madrid)

Karim Benzema (FRA / Real Madrid)

Edinson Cavani (URU / PSG)

Thibaut Courtois (BEL / Real Madrid)

Cristiano Ronaldo (POR / Juventus)

Kevin De Bruyne (BEL / Manchester City)

Roberto Firmino (BRA / Liverpool)

Diego Godin (URU / Atletico Madrid)

Antoine Griezmann (FRA / Atletico Madrid)

Eden Hazard (BEL / Chelsea)

Isco (ESP / Real Madrid)

Harry Kane (ENG / Tottenham)

N’Golo Kante (FRA / Chelsea)

Marcelo (BRA / Real Madrid)

Kylian Mbappe (FRA / PSG)

Hugo Lloris (FRA / Tottenham)

Mario Mandzukic (CRO / Juventus)

Sadio Mane (SEN / Liverpool)

Paul Pogba (FRA / Manchester United)

Neymar (BRA / PSG)

Lionel Messi (ARG / Barcelona)

Luka Modric (CRO / Real Madrid)

Jan Oblak (SVK / Atletico Madrid)

Sergio Ramos (SPA / Real Madrid)

Ivan Rakitic (CROA / Barcelona)

Mohamed Salah (EGY / Liverpool)

Raphael Varane (FRA / Real Madrid)

Luis Suarez (URU / Barcelona)

/Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Presidenti i Barcelonës paralajmëron marrjen e vendimeve të rëndësishme për klubin

Fari Kolloni

Pas humbjes 8:2, Pique i gatshëm të largohet nga Barcelona

Fari Kolloni

Kjo nuk i kishte ndodhur që nga viti 1946, Barcelona pësoi një ndër humbjet më të thella në histori

Fari Kolloni

Willian thyen heshtjen, tregon pse zgjodhi Arsenalin

Fari Kolloni

Davies tregon një histori interesante, ja ҫfarë i tha babai i tij kur mësoi për duelin me Lionel Messi

Fari Kolloni

Pioli kërkon përforcime në tre pozicione këtë verë

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net