Opoja.net
Meka Mish e re

Çfarë ndodhë me paratë që u takojnë mësimdhënësve të viteve 90’ta, e që tashmë ndërruan jetë?

Të enjten që lamë pas deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në vitet e 1990/91 e deri në vitin 1998/99.

Ishin të shumta premtimet e bëra nga autoritetet kompetente të arsimit në Kosovë për vite me radhë që ky Projektligj të votohet dhe të shndërrohet në Ligj të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Por pavarësisht këtyre premtimeve për disa vite radhazi, miratimi arriti të bëhet në këtë legjislaturë, edhe pse shpesh herë kishte ndikuar në ndërprerjen e mësimit në shkolla nga paralajmërimet e Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Por me fillim nga muaji i ardhshëm shtesa më e lartë nga e cila do të përfitojnë mësimdhënësit e viteve 1990/91 është 95 euro.

Kjo gjë është bërë e ditur për Indeksonline nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Bytyqi ka ritheksuar se shtesa më e lartë është 95 euro kurse më e ulëta 19 euro.

“Të drejtën për të përfituar shtesë që në momentin kur del në pension e kanë të gjithë ata që kanë kontribuar përgjatë viteve 1990/99 në arsim. Pra deri në ditën kur arrin moshën për pension, nuk përfiton nga këto shtesat. Shtesat i marrin që në momentin kur pensionohen, pra në ditën kur del në pension personi në fjalë ka të drejtë të aplikojë për këtë shtesë që parasheh Ligji, pastaj shumat ndahen varësisht se sa kanë punuar në ato vite. Shtesa më e lartë që do të përfitojnë mësimdhënësit nga ky ligj në pensione është 95 euro, ndërsa më e ulëta 19 euro. Sipas pagës në ligjin e ri”, ka thënë Bytyqi.

Por një gjë e cila u ka interesuar shumë qytetarëve, është se çfarë ndodhë me këto kompensime në rast se personi i cili kontribuoi në ato vite tashmë ka ndërruar jetë.

E përgjigje për këtë pati ministri Bytyqi, i cili deklaroi se këto kompensime në rast se personi ka ndërruar jetë mund të merren nga bashkëshorti apo bashkëshortja.

“Në rast se personi në fjalë nuk jeton më, kompensimet i takojnë bashkëshorti ose bashkërotja”, ka thënë Bytyqi.

Duhet përkujtuar se nga çdo rritje e pagës bazë që do të bëhet, do të ketë edhe rritje të kompensimeve për këta mësimdhënës të viteve të 90’ta./Indeksonline/

KG 2

Mos i humb

Haradinaj mirëpret Metën në Prishtinë: Angazhimi i përbashkët përballë sfidave, fuqizon faktorin shqiptar

Opoja.net

‘Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë me njohje reciproke’

Opoja.net

Arrestohet serbi i dyshuar për vrasjen e civilëve gjatë luftës në Lipjan

Opoja.net

“Presidenti do ta mbyllë marrëveshjen finale me Serbinë”

Opoja.net

Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Opoja.net

Komandanti i NATO-s për Evropë: Dialogu Kosovë-Serbi, garanci për stabilitet

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net