Opoja.net

Çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës në rastin kur Presidenti i vendit jep dorëheqje?

Kosova
Çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës në rastin kur Presidenti i vendit jep dorëheqje?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pasi Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij.

Neni 90 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës parasheh rastin kur vendi është në mungesë të përkohshme të Presidentit, ku parashihet që ushtrues i detyrës së Presidentit të jetë Kryetari/ja e Kuvendit.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Kjo do të thotë se postin e presidentes do ta ushtrojë, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Më poshtë keni të plotë Nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës:

Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit]

  1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit.
  2. Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ajo/ai të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit.
  3. Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj. /Telegrafi/

Asamblistë dhe biznesi i babait të kryetarit të Prizrenit përfitojnë nga komuna, kjo mund të përbëjë shkelje

Opoja.net

Prizreni dhe 5 komuna tjera pajisen me aparatin RT-PCR

Opoja.net

Trusti tregon mënyrën dhe kushtet e aplikimit për 10 për qindëshin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net