Opoja.net

Challandes tregoi se si i motivoi futbollistët: Ju fola për luftën, vuajtjet e prindërve të tyre, pastaj ata luajtën me zemër

Sport
Challandes tregoi se si i motivoi futbollistët: Ju fola për luftën, vuajtjet e prindërve të tyre, pastaj ata luajtën me zemër

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, nuk di për humbje prej se është në krye të Kosovës.

Edhe barazimit që skuadra e tij i ka marr, ka qenë shpesh më e mirë se sa kundërshtari.

Trajneri zviceran e ka gjetur mënyrën më të mirë për t’i motivuar futbollistët e Kosovës dhe këtë e ka treguar pas ndeshjes.

Para se të dilnin në fushë, Challandes u ka kujtuar futbollistëve përjetime e rënda të popullit të Kosovës dhe familjeve të tyre.

“U kam folur për historinë e Kosovës që ka vuajtur shumë vjet. U kam thënë lojtarëve se ju nuk mund të jeni lojtarë si të tjerët duke marrë parasysh vuajtjet e prindërve dhe gjeneratave të shkuara në Kosovë”.

“Ata ishin të mrekullueshëm. Luajtën me zemër për Kosovë”, ka thënë Challandes pas ndeshjes.

‘Dardanët’ arritën fitore spektakolare mbrëmë në Sofje, duke triumfuar krejt në fund me rezultat 3-2.

Kjo fitore i mbanë gjallë shpresat për një kualifikim në Euro 2020 përmes eliminatoreve. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Edhe Brescia heq dorë nga Balotelli?

Kushtrim Guraj

Crespo shpreson që Lautaro të qëndrojë te Interi

Kushtrim Guraj

Juventus pas Aouar

Kushtrim Guraj

Klopp iu thotë lojtarëve të veshin maska dhe doreza

Kushtrim Guraj

Rivalët madrilenë vihen pas Ajer

Kushtrim Guraj

Juventusi i gatshëm për ta shkëmbyer Bernardeschi-n me Jorginho-n

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net