Opoja.net

Challandes vlerëson lart Rrahmanin dhe Rashicën

Sport

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë fjalë të mira për dy futbollistë kosovarë.
Atë nuk e ka çuditur aspak transferimi i Amir Rrahmanit te Napoli apo zërat se atje mund t’i bashkohet shumë shpejt edhe Milot Rashica, transmeton Klan Kosova.
“Nuk jam çuditur që Rrahmani ka shkuar te Napoli, është një lojtar shumë i mirë dhe është rritur shumë duke luajtur ndeshje të mëdha ndërkombëtare, më parë me Dinamo Zagrebin e më pas me Veronën dhe Përfaqësuesen tonë”, ka thënë Challandes në një intervistë për “Radio Marte”.
“Napoli ka bërë një blerje inteligjente për raportin cilësi-çmim, duke siguruar një lojtar të mirë me një vlerë të ulët. Cilësi më të mirë ka mbulimin, por është edhe i aftë të ndërtojë aksionin nga mbrapa. Është i aftë edhe në goditjet e dënimit në fazën ofensive, mund të shënojë 3-4 gola në sezon. Ka që tani nivelin për të qenë një titullar atje, është inteligjent dhe i përgatitur taktikisht, me Veronën luan me tre, por nuk do të ketë probleme të kalojë te mbrojtja me katër. Te Napoli mund të bëhet i rëndësishëm menjëherë”.
Ai nuk i ka kursyer fjalët e mira as për yllin e Bundesligës, Milot Rashicën.
“Është një sulmues i fortë dhe i shpejtë, por sidomos punon shumë për skuadrën edhe në fazën mbrojtëse. Me Werderin ka vështirësi pasi për momentin luan në mënyrë mbrojtëse si skuadër, duke parë krizën, por në një ekip që luan mirë futboll mund të tregojë të gjithë vlerën e tij. Mendoj se pas këtij sezoni do të ketë oferta dhe Italia është një destinacion ideal. Nuk kam lajme rreth ofertës së Napolit, por nuk do të çuditesha nëse do të ekzistonte një e tillë. Ai ka aftësitë për të shënuar dhe të bëjë të shënojë, siç duhet në Serinë A”.
klankosova.tv

Loading...

Mos i humb

Saelesmaekers i gëzon tifozët e Milanit

Fari Kolloni

Do ta drejtoi këtë Kombëtare, më në fund De Biasi gjen punë

Fari Kolloni

Real Madrid – Deportivo Alaves, publikohen formacionet zyrtare

Fari Kolloni

Ibrahimovic merr vendimin e madh për të ardhmen

Fari Kolloni

Man Utd vihet pas tre futbollistëve

Fari Kolloni

Reimsi e quan transferim të madh blerjen e Valon Berishës: Është lider i lindur

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net