Opoja.net

City dhe Liverpool ndahen në paqe, De Bruyne shndërrohet në fytyrë tragjike

Sport
City dhe Liverpool ndahen në paqe, De Bruyne shndërrohet në fytyrë tragjike

Manchester City ka marrë vetëm një pikë në shtëpi ndaj Liverpoolit, dhe të gjithë sytë i kanë nga De Bruyne, që humbi penalltinë që mund t’ia kishte siguruar fitoren skuadrës së Pep Guardiolës.

Manchester City dhe Liverpooli i kanë ndarë pikët në stadiumin Etihad, sfidë që përfundoi 1-1, e vlefshme për xhiron e tetë në Premierligë.

Ky barazim e konfirmon formën shumë të luhatshme të ekipit të Pep Guardiolës që pas tetë ndeshjes, renditet në pozitën e 11 me 12 pikë, derisa Liverpooli në atë të tretë me 17 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami i Jose Mourinhos në vendin e dytë. Derisa lider i Premierligës është Leicester City me 18 pikë.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët.

Mohamed Salah e ka konkretizuar në gol një penallti për t’i kaluar në avantazh të besuarit e Jurgen Klopp.

Salah shënoi për 0-1 në minutën e 13’.

Por, City e barazoi disa minuta më vonë rezultatin.

Në minutën e 31’, Gabriel Jesus e konkretizoi në gol një aksion të bukur të vendasve, ashtu siç do vërtet Pep Guardiola, me lojë tiki-taka.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, Kevin De Bruyne e pati mundësinë ta dërgojë rezultatin në 2-1, por gaboi nga penalltia.

Në pjesën e dytë, si City ashtu edhe Liverpooli tentuan me të gjitha forcat, por s’pati më gola.

Xherdan Shaqiri luajti për pothuajse 30 minuta, por nuk arriti kësaj radhe të ndihmojë ‘Redsat’.

The post City dhe Liverpool ndahen në paqe, De Bruyne shndërrohet në fytyrë tragjike appeared first on FaktePlus.

Ermal Bojaxhiu nga Plava, pjesë e Bundesligës gjermane

Fari Kolloni

Muriqi së paku dy javë jashtë fushës

Kushtrim Guraj

Klopp mendon shitjen e Shaqirit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net