Opoja.net
Meka Mish

Dani Alves është futbollisti i parë që fiton 40 trofe

Dani Alves është bërë futbollisti i parë që i fiton 40 trofe, pas triumfit të Brazilit në Copa America kundër Perusë.

36-vjeçari, i cili ishte kapiten i përfaqësueses së tij, njëherësh u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut që u mbyll me fitoren e Selecao me rezultat 3-1 në stadiumin ikonik, Maracana.

Brazili ishte nikoqir i këtij turneu, ndërsa ky ishte triumfi i parë që nga viti 2007 dhe shënon një arritje të madhe, pas dështimit zhgënjyes në Kampionatin Botëror të vitit 2014, në të cilin ishin po ashtu nikoqirë.

Coral

@Coral

🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆
🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆
🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆
🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆
@DaniAlvesD2 is the first player in history to win 40 trophies.

3,192 people are talking about this

Ky ishte trofeu i katërt me kombëtaren për Alves, i cili i ka fituar edhe dy Kupa të Konfederatave dhe tash dy trofe të Copa America.

Ai i fitoi pesë trofe me Sevillan, para se të transferohej te Barcelona në vitin 2008. Në tetë vitet e qëndrimit në Camp Nou fitoi shumicën e trofeve të tij, plot 23.

Dani Alves (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Braziliani kaloi te Juventusi në vitin 2016, ku e fitoi titullin dhe Kupën e Italisë, ndërsa pas një sezoni u transferua te Paris Saint-Germaini.

Në Francë, ai i grumbulloi gjashtë trofe, ndërsa tash është lojtar i lirë dhe pritet të shihet se ku qëndron e ardhmja e tij dhe se a do të shtohet numri i trofeve në sirtarin e Dani Alves. /Telegrafi/

Mos i humb

Kosovare Asllani bëhet ‘galaktikja’ e parë, nënshkruan me Real Madridin

Opoja.net

Arsenali mposht Bayernin në International Champions Cup

Opoja.net

Feronikeli eliminohet nga Liga e Kampionëve

Opoja.net

Shkëndija humb në minutën e fundit dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Opoja.net

Arsenali ka arritur marrëveshje për brazilianin Everton

Opoja.net

Edhe pse spekulohet për largimin e tij, Mustafi ishte kapiten i Arsenalit në fitoren ndaj Colorado Rapids

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net