Opoja.net
Meka Mish

‘Dardanët’ i blejnë të gjitha biletat për shtatë minuta për përballjen Angli – Kosovës

Janë shitur të gjitha biletat (nga ana e mysafirëve) për përballjen në mes të Anglisë dhe Kosovës që do të zhvillohet më 10 shtator.

Fillimisht biletat ishin paraparë të shiteshin më 17 shtator, por për shkak të problemeve teknike, ato janë shitur sot (19 qershor).

Por, një fakt befasues është se biletat për përballjen në mes të Kosovës dhe Anglisë janë shitur për vetëm shtatë minuta.

Tifoët shqiptarë të Përfaqësueses së Kosovës ishin të shpejtë, pasi i kanë blerë 1200 biletat që ishin ndarë nga Federatë e Futbollit të Anglisë.

Ndeshja e parë mes Anglisë dhe Kosovës do të zhvillohet me 10 shtator në stadiumin e Sauthamptonit në kuadër të Grupit A për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Përballja e dytë do të zhvillohet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 17 nëntor 2019. /Telegrafi/

Mos i humb

Kosovare Asllani bëhet ‘galaktikja’ e parë, nënshkruan me Real Madridin

Opoja.net

Arsenali mposht Bayernin në International Champions Cup

Opoja.net

Feronikeli eliminohet nga Liga e Kampionëve

Opoja.net

Shkëndija humb në minutën e fundit dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Opoja.net

Arsenali ka arritur marrëveshje për brazilianin Everton

Opoja.net

Edhe pse spekulohet për largimin e tij, Mustafi ishte kapiten i Arsenalit në fitoren ndaj Colorado Rapids

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net