Opoja.net

Dardanët u rikthehen stërvitjeve, Challandes punon vetëm me pak lojtarë

Sport
Dardanët u rikthehen stërvitjeve, Challandes punon vetëm me pak lojtarë

Kosova e ka mbajtur stërvitjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen me Anglinë.

Në seancën e sotme përzgjedhësi Bernard Challandes ka punuar me futbollistët të cilët nuk u paraqitën në ndeshjen e djeshme kundër Çekisë, si dhe me ata që u përfshin në lojë si zëvendësues, derisa pjesa tjetër e futbollistëve ka bërë rigjenerim në hotel.

Ndërkohë, edhe stërvitjen e sotme nga afër e ndoqën presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, derisa mysafir i veçantë ishte ish-ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, i cili do të jetë i pranishëm në ndeshjen e së dielës Kosovë – Angli, që pritet të jetë një festë futbolli.

Pas stërvitjes së sotme lojtarët u duartrokitën nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve, derisa vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi një vogëlush, i cili kishte shpalosur një pankartë me fotografinë e Mërgim Vojvodës të dëshpëruar nga humbja në Plzen, me mbishkrimin “Kokën lart! Keni për çka të mburreni; Ëndrra vazhdon! – Krenar me ty Mërgim”.

Kosova në orën 17:00 do ta mbajë stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje, derisa paraprakisht në orën 16:15, trajneri Challandes do të paraqitet në konferencë për media.

Loading...

Mos i humb

Joshua zbulon se ka pasur probleme shëndetësore para rimeçit me Ruizin

Opoja.net

Zhegrova përsëri titullar për Baselin kundër Sionit të shqiptarëve

Opoja.net

Joshua fiton me pikë ndaj Ruizit dhe i kthen titujt e botës

Opoja.net

Joshua para rimeçit me Ruizin: Do të jetë një katastrofë në rast se humbi

Opoja.net

Armando Sadiku shënon dy gola për t’ia dhënë fitoren Malagas

Opoja.net

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani: Futbollistët i qëndrojnë pas FFK-së dhe Agim Ademit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net