Opoja.net

Daullexhiu që njeh shpirtin e secilit valltar

Kultura Opoja
Daullexhiu që njeh shpirtin e secilit valltar

Rizah Mangjuku nga Opoja: “Dasma pa tupanë është si nusja pa vesh e pa sy, thuhet në popull”

Nga shumica e daullexhinjve që ka rajoni i Prizrenit, Rizah Mangjuku nga Opoja dallon nga të tjerë. Ai thekson se këtë zeje e ka trashëgim nga stërgjyshi i tij, kurse zanatin e nisi që në moshën 13-vjeqare.

Dasma në komunën dhe rrethin e Prizrenit janë të mëdha dhe ato bëhen me daulle. Ato dasma bëhen kryesisht me zurla e tupanë apo lodra, siq kryesisht i quajnë në trevën e Opojës. Mangjuku është një usta me nam në këtë rajon.

“Unë vij nga Opoja dhe këtë zeje e kamë trashëguar. Kjo zeje ka në vete atë që duhesh të kesh në dasma, qëzimin dhe shpirtin human e të gëzuar”, ka thënë Rizah Mangjuku.

Zanati në disponim të madh

Mangjuku tregon se gjatë verës ka shumë punë e angazhime dhe varet sa merret vesh me të zotët e dasmës për pagesën. Ai tregon se dikur njërzit i jepnin shumë dhurata.

“Tani, ato janë më pak, megjithatë mund të themi se nga ky zanat jetojmë mirë. Kërkon disponim të madhë, sepse të lodh. Së pari duhet disponim shpirtëror. Tupani apo lodra, siq e quajmë ne, është jo vetëm një lodër për argëtim, por ai ka edhe një obligim edhe moral se si e merr edhe e trajton atë”, shpreht Mangjuku. Nga shumica e daullexhinjve që ka Prizreni thuhet se dallohet Rizah Mangjuku nga Opoja.

Dasmat tradicionale ngadalë po zhduken Rizah Mangjuku tregon se ende të vjetrit në Opojë, e jo vetëm në Opojë, e kërkojnë vallen “Kolloçajka”, që është një valle tradicionale e vjetër e burrave e tash kërkojnë edhe valle të reja.

“Dasma pa tupanë është si nusja pa vesh e pa sy, është thënë në këto anë”, është shprehur usta Rizah Mangjuku. Për usta Rizahun flasin njerëzit me respekt, sepse ai thonë e njeh shpirtin e secilit valltar. Dasmës opojare i paraprinin fejesat e djemve dhe të vajzave të kësaj ane. Ato ndodhnin me pëlqimin e djalit dhe të vajzës, si dhe me pajtimin e familjeve të djalit dhe të vajzës.

Gjithmonë fejesat kishin parasysh që të ndodhin në mes familjeve të pasura, të njohura, të afërta, por ajo që dominonte në fejesa ishte ndershmëria e të dy familjeve, si të djalit, ashtu edhe të vajzës, që të jenë familje të oxhakut, familje të ndershme dhe të fisit. Mangjuku shprehet se ende bëhen dasma të mëdha në Zaplluxhe, Blaç, Zgatar, Brrut, Brezne, Buçe që i ndan kufiri me disa vendbanime të rrethinës jugore të Prizrenit, apo Vërri, si në Lybeçevë, Jeshkovë, Hoçë e Qytetit, Zhur ndërmjet të cilave janë evidente edhe migrimet martesore.

Ka pasur shtrirje më të gjerë në Vërri apo edhe e kundërta. Vërrini është i shtrirë në hapësirën e Opojës dhe ka ruajtur fort këto tradita. Mangjuku tregon se dasmat tradicionale ngadalë po zhduken, por zeja e tupanxhinjve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ngase, sipas tij, kjo zeje ka shpirt e ka një shpirt të brendshëm që veç ai që di dhe e kupton dhe nderon këtë zeje. Shton se këtë zeje edhe brezat e ardhshëm të kësaj familje do ta trashëgojnë. Familja ia njeh shpirtin kësaj zeje për ta vazhduar më tej.

Covid-19: Sot një rast në Plavë dhe një në Dragash

Fari Kolloni

Ndërron jetë Fari Piraj, komandati i Njësitit të Zjarrfikësve, kryetari Shabani ngushëllon familjarët

Fari Kolloni

Komuna e Dragashit njofton: E hëna është ditë pune, na duhet unitet në këto ditë të vështira

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net