Opoja.net

Deklaratë për Media nga KelKos Energy lidhur me rritjen e prodhimit të energjisë së gjelbër pa ndotje nga hidrocentralet për qytetarët e Kosovës

Kosova
Deklaratë për Media nga KelKos Energy lidhur me rritjen e prodhimit të energjisë së gjelbër pa ndotje nga hidrocentralet për qytetarët e Kosovës

KelKos Energy ka kënaqësinë të informoj qytetarët e Kosovës se që nga sot, 30 000 shtëpi më tepër do të pranojnë Energji të Gjelbër për dekadat në vijim nga dy hidrocentralet tona Deçan dhe Belaje. Bazuar në procesin e vlerësimit të detajuar, profesional dhe të paanshëm për secilin hidrocentral të ri të ndërtuar të KelKos Energy, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka lëshuar disa ditë më parë Lejet Mjedisore për dy hidrocentralet Deçan dhe Belaje.

Me këtë evidencë, Zyra e Rregullatorit për Energji ka lëshuar sot Licencat e përhershme për këto dy hidrocentrale.

Procesi i lejes për stazën e tretë hidrogjeneruese Lumbardhi II është në fazën finale. Në kontekstin e Lejes Mjedisore, KelKos Energy ka aplikuar po ashtu për një projekt të avancuar të rehabilitimit nëpërmjet ndërtimit të liqenit turistik në Zalli Rupe, që nuk përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Do të shërbej vetëm si vend rekreativ për qytetarët e Deçanit gjatë sezonit të verës.

KelKos Energy shpreh respekt të lartë për autoritietet e Kosovës, që kanë vlerësuar dhe përfunduar këtë proces të lejeve bazuar në kornizën ligjore dhe duke iu referuar standardeve Evropiane për Mbrojtje të Mjedisit, të cilat Kelag i implementon në më shumë se 70 hidrocentrale të veta nëpër Evropë.

Asnjë projekt tjetër i energjisë në Kosovë më herët nuk është analizuar, vlerësuar dhe monitoruar kaq thellësisht.

Me këto hidrocentrale të liruara nga ndotja, varësia e qytetarëve të Kosovës nga prodhimi energjisë nga thëngjilli dhe impakti negativ në jetën e qytetarëve mund të reduktohet nga një hap i vogël i radhës.

Ein Bild, das draußen, Wasser, Fluss, Gebäude enthält. Automatisch generierte Beschreibung
Hidroenergji e gjelbërt e liruar nga ndotja për qytetarët e Kosovës
Ein Bild, das Welle, Zug enthält. Automatisch generierte Beschreibung
Liqeni turistik në Zali Rupe
Ein Bild, das draußen, Gras, Straße, Schild enthält. Automatisch generierte Beschreibung
Tymi nga ndotja nga termocentrali

The post Deklaratë për Media nga KelKos Energy lidhur me rritjen e prodhimit të energjisë së gjelbër pa ndotje nga hidrocentralet për qytetarët e Kosovës appeared first on FaktePlus.

Edhe të mërkurën ftohtë dhe me ngrica, temperaturat lëvizin nga -5°C deri në 5°C

Opoja.net

Qeveria merr vendim që me këtë datë të mbyllen shkollat

Opoja.net

Nuk ka vendim të ri të Qeverisë për masat anti-covid

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net