Opoja.net

Del Bosque: Topi i Artë humbet gjitha vlerat nëse Messi nuk është aty

Sport

Ish-trajneri i Real Madridit dhe Spanjës, Vicente del Bosque ka shprehur habinë e tij me raportet e mediave, duke vënë në dyshim vlerën e shpërblimit të Topit të Art në mungesë të Lionel Messit.

Gjatë javëve të fundit është përfolur se në treshen finale të Topit të Artë do të mungojë ylli argjentinas, Messi dhe këto raporte e kanë habitur trajnerin del Bosque.

“Unë jam shumë i habitur që Messi nuk është aty”, ka thënë fillimisht Del Bosque për gazetën Marca.

“Mendoj se çmimi humbet të gjitha vlerat nëse ai nuk është në mesin e lojtarëve më të mirë në botë”.

“Është, të paktën, pak e çuditshme”.

Ish-menaxheri i Spanjës gjithashtu shprehu kënaqësinë se si është e hapur La Liga për momentin.

“Është mirë që Sevilla është liderë dhe se LaLiga është e barabartë, sepse do të thotë se ekipet e tjera kanë më shumë mundësi”.

“Atletico, Reali dhe Barcelona janë paksa përpara, por futbolli duhet të jetë një garë më e hapur”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të mbahet me 3 dhjetor në Paris, ku as Cristiano Ronaldo nuk besohet se do të jetë finalistë. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

‘Fshesa’ në United largon 6 lojtarë

Fari Kolloni

Basketbollisti njohur rezulton pozitiv me koronavirus

Fari Kolloni

Po largohet nga Man City? Guardioola ia mbyll gojën të gjithëve

Fari Kolloni

Inter gjen zëvendësuesin e Skriniar

Fari Kolloni

Milan sfidon Arsenalin për këtë super-lojtar

Fari Kolloni

Pandemia lë me pasoja Barcelonën, 100 milionë euro humbje

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net