Opoja.net

Demarkacion ose izolim për dekada

Kosova
Demarkacion ose izolim për dekada

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka tërhequr vërejtjen se nëse nuk votohet Demarkacioni atëherë Kosova nuk është se mbetet pa viza për disa muaj, por vizat shtyhen për disa vjet, “ndoshta edhe për dekada”.

Thaçi në Zona e Debatit në Klan Kosova pohoi se është brenda përgjegjësisë së deputetëve të Kosovës ta votojnë Demarkacionin, rrjedhimisht liberalizimin e vizave.

“Unë kam garancë nga zyrtarët e BE-së, presidenti Junker, Tusk, zonja Mogherini, komisioneri Avramopoulos, Hahn, se liberalizmi i vizave do të ndodhë, nëse kalon demarkacioni. Unë zotohem se liberalizimi do të ndodhë brenda muajsh. nëse kalon demarkacioni”.

“Demarkacioni është i drejtë, i saktë, por është politizuar tej mase. Pa demarkacion nuk ndodh liberalizimi vizave”, ka pohuar Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Janë tri pengesa; Pengesa e parë është mungesa e serbëve në Kuvend, e dyta; opozita nuk e voton dhe e treta; obligimi partnerëve të koalicionit t‘i gjejnë deputetët, t’i bindin deputetët dhe të votojnë. Tashmë janë shterur debatet, qeveria duhet të procedojë dhe s’ka arsyetim që kjo çështje duhet të votohet”.

Gjithsesi, Thaçi ka ritheksuar se kriteri i Demarkacionit është shumë i padrejtë nga Bashkimi Europian.

“Mirëpo Bashkimi Europian e ka futur si kusht në mënyrë të panevojshme. Kritere të dyfishta. Po, kriteri për Demarkacionin është i padrejtë, por rezistenca është naive. Por, e theksoj, është futur, papritur dhe padrejtësisht”.

Presidenti ka treguar edhe për atë se çfarë thonë në BE kur futjen e Demkarkacionit si kusht.

“Përgjigja e BE-së ka qenë se mësojmë nga gabimet e mëparshme me anëtarësimin e shteteve të tjera”.

Loading...

Mos i humb

Kërkohet edhe licencimi i institucioneve private për të kryer testime të Koronavirusit

Opoja.net

Këshilltari i Hotit: Kthimi i masave shtrënguese është bërë pa dëshirën tonë

Opoja.net

Shkon në 75 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Opoja.net

152 raste me koronavirus, 28 të shëruar

Opoja.net

Masat e reja të qeverisë kundër coronavirusit hyjnë në fuqi nga nesër

Opoja.net

Shpërfillën masat anti-pandemi nga qytetarët

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net