Deputetja e VV-së: Mocioni u iniciua pasi Haradinaj shprehi pakënaqësi publike ndaj Qeverisë Hoti

Kosova
Deputetja e VV-së: Mocioni u iniciua pasi Haradinaj shprehi pakënaqësi publike ndaj Qeverisë Hoti

Nënkryetarja e Vetëvendosjes dhe e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka folu për qeverisjen në kohën e kryeministrit Kurti.

“Sot Kosova është vendi që ka më së shumti të infektuar në botë në bazë të numrit të popullatës. Ia kemi kaluar edhe Italisë që të gjithë e dimë çfarë lajme vinin nga andej”.

Nagavci thotë se me Arben Vitinë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë qytetarët respektonin masat për mbrojtje nga Coronavirusi.

“Kemi pasur një ministër të shëndetësisë që ka qenë profesionistë dhe që ka gëzuar autoritet te qytetarët. Paraqitjet e përbashkëta të ministrit Vitia me kryeministrin Kurti kanë ofruar një lloj sigurie te qytetarët”, ka thënë Nagavci në RTV Dukagjini.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes thotë se qeveria aktuale duke ndryshuar masat pa paralajmërime po shkakton habit e qytetarët.

FIRMA JUAJ +383 45563059

Duke folur për mocionin e iniciuar nga Lëvizje Vetëvendosje, Nagavci thotë se nevojiten edhe nëntë nënshkrime për t’u formalizuar mocioni.

“PDK-ja po tregon se është një pseudo opozitë pasi që çdo opozitë synon rrëzimin e qeverisë. Ata ndryshe vepruan me mocionin e LDK-së edhe pse ishte kohë pandemie”.

Nagavci thotë se edhe nga subjektet e koalicionit qeveritarë kishte pakënaqësi ndaj qeverisë.

“Ne kemi parë edhe deklaratat publike të liderit të AAK-së zotit Haradinaj që u deklarua disa herë se ishte i pakënaqur me qeverinë e Avdullah Hotit dhe i kishte kryesisht vërejtjet e tij në raport me dialogun. Në këtë situatë ishte e natyrshme që edhe ne të kërkojmë veprime konkrete”, deklaroi ndër të tjera Arbërie Nagavci.

Gjysma e qytetarëve do të mund të tërheqin nga Trusti mesatarisht vetëm 31 euro

Opoja.net

Veliu raporton para deputetëve për hyrjen e ushtrisë serbe në Karaçevë

Opoja.net

Vetëm dy anëtarë të Qeverisë shkojnë në Kuvend në seancën për arsimin

Opoja.net

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse kalon ligji

Opoja.net

Inatet politike lënë bizneset pa përkrahje financiare

Opoja.net

Grupi ‘Radari’ në Viber me mbi 15 mijë anëtarë, tregohet edhe vendndodhja e policisë në orë policore

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net