Opoja.net

Derbi i Manchesterit është i Cityt të Guardiolës

Sport
Derbi i Manchesterit është i Cityt të Guardiolës

Manchester City ka fituar derbin e qytetit kundër Manchester Unitedit me rezultat 2 me 1.

Jose Mourinho pësoi humbjen e tij të parë në ligë, në ndeshjen e zhvilluar sot në Old Trafford.

Golin e parë për Cityn e realizoi Kevin De Bruyne në minutën e 15-të. Belgu përfitoi nga asistimi i Ihaneachos dhe gabimit të mbrojtësit Daley Blind për të mposhtur portierin De Gea.

De Bruyne ishte asistues në golin e dytë të Cityt. Pas topit të kthyer nga goditja e shtyllës, përfitoi nigeriani Inaheachos, i cili nga afërsia realizoi për 2 me 0.

Zlatan Ibrahimoviq tre minuta para fundit të pjesës së parë realizoi golin e vetëm për Unitedin.

Me këto tre pikë City mbetet në pozitën e parë me 12 pikë, ndërsa Unitedi me këtë humbje pozicionohet në vendin e tretë me 9 pikë.

Vdes legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

Kushtrim Guraj

Fjalimi motivues i Majlinda Kelemendit: Krejt cka kam, i arrita vetë 

Kushtrim Guraj

Neymar kthehet me gol te PSG

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net