Opoja.net

Derbi kundër Interit, vjen lajmi i fundit për Ibrahimovicin

Sport
Derbi kundër Interit, vjen lajmi i fundit për Ibrahimovicin

Ka ardhur lajmi i fundit në lidhje me lojtarin e njohur, Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic do të jetë i gatshëm të luajë nga minuta e parë në derbi kundër Interit, sipas Vierit.

Christian Vieri ka thënë për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, se “ai ka mentalitet më të fortë se të gjithë” dhe që do të jetë i gatshëm kundër Interit, pasi tashmë është shëruar nga COVID-19.

Suedezi ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus pas ndeshjes së tretë për kualifikime në Europa Ligë kundër Bodo/Glimt, por virusi i është larguar dhe ka disa ditë që është rikthyer të stërvitet me ekipin.

Seria A rikthehet me derbin “Madonnina” në vikend, ish-sulmuesi i Inter dhe Milan Vieri beson që 39-vjeçari do të jetë i gatshëm kundër Nerazurve.

“Eksperienca e tij e bën dallimin në ndeshje”, deklaroi Vieri

“Teknika, vizioni i ndeshjes, golat dhe asisitimet e bëjnë atë më të dalluar”

“Ai do të luajë në derbi me një cigare në gojë, kini besim tek un”, përfundoi ai.

Ndeshja në mes Interit dhe Milanos do të luhet të shtunën më fillim nga ora 18:00, Kuqezinjtë nuk kanë fituar që nëntë takime me radhë ndaj ‘Nerazurve’.

Pamje: Joyce e trondit Duboisin dhe e bën edhe një hap të madh drejt titullit të botës

Kushtrim Guraj

U zhvillua ndeshja revyale për nder të 28 Nëntorit ndërmjet Veteranëve të futbollit dhe FSK-së

Opoja.net

Urimi i kapiteni legjendar për 28 Nëntor

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net