Opoja.net

Dhimbjet zvoglohen me praninë e nënës

Shëndeti
Dhimbjet zvoglohen me praninë e nënës

Prania e nënës është një parametër i rëndësishëm kur fëmija ndjen dhimbje.

Rezultatet e studimeve të shkencëtarëve të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Nju-Jorkut treguan se prania e nënës ndikon në funksionimin e trurit të foshnjës.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Në studim thuhet se prania e nënës është një parametër i rëndësishëm kur fëmija ndjen dhimbje.

Shkencëtarët amerikanë kanë kryer teste në minj të cilëve ju dhanë elektroshok të lehtë.

Me këtë rast kanë zbuluar se gjatë dhimbjeve aktivizohen disa qindra gjene në zonën e trurit që kontrollojnë emocionet.

Megjithatë kur nëna e tyre ishte aty pranë,ky numër u reduktua në më pak se 100.

“Studimi ka treguar se nëna e cila ngushëllon foshnjën, që ka dhimbje, nuk shkakton vetëm reagim mental. Vetë akti i ngushëllimit çon në ndryshime në rrjetet neurale që janë vendimtare për zhvillimin e hershëm të trurit”, thotë udhëheqësja e studimit dhe neurobiologe Regina Sullivan.

Djersitni shumë? Shtatë arsye pse është e mirë për shëndetin!

Opoja.net

Si ndikon kafeja turke tek personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë

Opoja.net

Një mollë në mëngjes, 5 përfitime shëndetësore në trupin tuaj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net