Opoja.net

Dhurohen edhe katër banesa tjera për familjet në nevojë

Kosova

Skamnorët dhe familjet nevojtare sa herë e takojnë atë, iu ngjallet shpresa se shumë shpejt mund të bëhen me strehë mbi kokë.

Halil Kastrati, Drejtor i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, tashmë është kthyer në dorën e ndihmës për qindra familje shqiptare.

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, përkatësisht Halil Kastrati, në ditën e flamurit kombëtar, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, dha 28 palë çelësa, në 28 nëntor, për 28 familjare në nevojë.

Sot, Kastrati dha një lajm tjetër për katër banesa të tjera, për familjet skamnore.

Përmes profilit të tij në Facebook, Kastrati ka postuar një fotografi me dhuruesin e katër banesave, Jeton Krivanjeva, i cili ka thënë se do t’ju dhurohen familjeve në nevojë, që nuk kanë kulm mbi kokë.

“Lajm shume i madh. Përveç mua dhe Jetonit, në foto i shihni edhe katër palë çelësa. U dhuruan 4 banesa përnjëherë veç nga ky person. Dy banesa janë nga 72 metra katror dhe dy tjera nga 42 metra katror. Vlera e tyre është mbi 140 mijë euro. Donator është Jeton Krivanjeva nga Shkupi dhe banesat janë në Shkup, o Zot, shpërbleje Jetonin dhe të gjithë bamirësit”, ka shkruar Kastrati./Telegrafi.

Loading...

Mos i humb

Tre pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Opoja.net

Kryetari i OVL e UÇK-së: Specialja po e sulmon direct UÇK-në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Opoja.net

46 raste aktive në Pejë, drejtori i Shëndetësisë atje thotë se IKSHPK po i vonon rezultatet

Opoja.net

Veliu emërohet koordinator në luftimin e terrorizmit: Do ta bëjë më të mirën për vendin

Opoja.net

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Opoja.net

Ahmeti: Ministria e Shëndetësisë ka lejuar importin e testeve serologjike të bllokuara në terminal doganor

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net