Digjet tërësisht autobusi që u nis nga Dragashi për Beograd

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Një autobus që qarkullon në linjën Dragash-Prizren-Beograd është kapluar nga zjarri në afërsi të fshatit Zhur.

Lajmin e ka konfirmuar për Opoja.net zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili thotë se nuk ka persona të lënduar.

“Autobusi që qarkullon Dragash-Prizren-Beograd në magjistrale afër Zhurit e ka kapluar një zjarr. Persona të lënduar nuk ka, se si ka ardhë tek shkaktarët e këtij zjarri, njësitet e zjarrfikësve kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe jemi duke pritur edhe më shumë informacione lidhur me këtë rast”, ka thënë Gashi për Opoja.net.

Autobusi është i kompanisë “Adio Tours” që mban linjën e rregullt për Beograd./Opoja.net/

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-