Opoja.net

Diplomojnë 416 kadetë të rinj në polici

Kosova

Me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të të policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qala, sot policia sot është një organizatë strukturuar mirë me të gjitha kapacitetet organzitave, pajisje teknologjike dhe kapacitete njerëzore profesionale.

“Puna juaj do të jetë një punë mjaft e vështirë dhe sfiduese, mirëpo një punë mjaft e çmuar nga qytetarët e Kosovës”, tha Qalaj, duke shtuar se ky është edhe misioni ynë që ne t’i shërbejmë qytetarëve të Kosovës, duke i trajtuar të barabartë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa duke iu drejtuar kadetëve të rinj, tha se ata tashmë po bartin uniformën që ka një besueshmëri të madhe nga qytetarët, andaj, duhet angazhim që të mbahet kjo besueshmëri duke respektuar ligjet në fuqi dhe të drejtat e njeriut.

Drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Policisë së Kosovës Smajl Smaliqi ka kërkuar nga kadetët e rinj që profesionin e tyre ta ushtrojnë ndaj qytetarëve pa asnjë dallim.

Në këtë gjeneratë, kanë diplomuar 416 kadetë. /kp/

Mos i humb

Ambasadori britanik e uroi Kurtin për suksesin zgjedhor

Opoja.net

Për 9 muaj, në Kosovë mbi 5 mijë shoferë mbeten pa patentë shoferë

Opoja.net

Mot pranveror, temperaturat deri në 26 gradë celsius

Opoja.net

MASHT-i shpenzoi mbi 11 milionë euro për tekste shkollore, por shumë nxënës mbeten pa libra

Opoja.net

Mësojeni se kur do të fillojë llogaritja dimërore e kohës

Opoja.net

Taksa ndaj Serbisë pritet të shndërrohet në reciprocitet

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net